Friday, April 26, 2024

(Intervista) Fitore me aromë Shqipërie në Atlantic City! Boksieri shkodran Armando Gjetja sfidon kundërshtarin nga Michigani, ish marinsin e ushtrisë amerikane Daius Estell

Lexo

Një mbrëmje festive thuajse e tëra shqiptare ishte ajo e 12 majit në Atlantic City-Casino “Tropicana Hotel Resort”, ku mbi 200 shqiptarë, kryesisht të komunitetit në New York, mbështeten boksierin shkodran Armando Gjetja në duelin për  titullin në federatën MMA.

Siç kemi bërë të ditur edhe më herët në Veriu Sport, boksieri shkodran, Armando Gjetja, i cili prej disa vitesh jeton në New York të  Shteteve të Bashkuara të Amerikës po vazhdon me shumë sukses rrugën e fitoreve në duelet e boksit në kafaz.

Edhe pse kundërshtari i radhës, amerikani nga Michigan-i, 34 vjeçari Daius Estell, një ish marins i ushtrisë amerikane, me një  rekord 7-4, kishte deklaruar fitoren përpara ndeshjes, dueli në ringun e Atlantic City tregoi të kundërtën. Kjo, pasi boksieri shqiptar Armando Gjetja shpalosi edhe një herë potencialin e tij, teknik, fizik dhe taktik duke mposhtuar në të gjitha drejtimet kundërshtarin e tij.

Një fitore që u shoqërua me brezin e kampionit në federatën MMA, ndërkohë që ashtu si edhe herët e tjera, mbi supet e kampionit Gjetja është flamuri shqiptar, me të cilin Armando krenohet në komunitetin amerikan  më gjërë.

Pas këtij suksesi, Veriu Sport, realizoi një intervistë ekskluzive me kampionin shqiptar, Armando Gjetja, të cilën mund ta ndiqi në vazhdim.

Urime për fitoren Armando, ishte i vështirë dueli i sotëm në Atlantic City?

Ishte duel mjaftueshëm i vështirë për faktin që kundërshtari i provoj të gjitha, për të më nxjerr me provokime të ndryshm e jashtë përqëndrimit, ndërkohë që duronte goxha goditjet që i jepja. Kundërshtari, ishte njëamerikan nga Michigan-i 34 vjeç, me rekord 7-4, ish marins i ushtrisë amerikane.

Për cilen kategori zhvillohej kjo ndeshje dhe rëndësia e saj?

Ndeshja u zhvillu në kategori 70 kg për titull Veri Lindje në SHBA. Emri i promocionit RING OF COMBAT.

Cila ishte ecuria e ndeshjes, na e përshkruani pak?

Fillova në mënyrë intensive raundin e parë, shtova dhe disa kapje në mundje dhe jujitsu në raundin e dytë dhe me te tretin thjesht kontrollova ecjen e ndeshjes dhe shtova gotitjet e fundit të forta për të siguruar fitoren e ndeshjes, e provova disa herë për KON por kundërshtari ishte shumë kokë fortë. Gjatë gjithë përgatitjes, nuk kam pasë dyshim se më mungon besimi për Fitore.

Fansat tuaj, mes të cilëve spikasin sidomos ato shqiptarë, ju kanë mbështetur fuqishëm në këtë ndeshje. Sa e keni ndjerë atmosferën e tyre?

Kanë qënë mbij 200 shqiptarë të komunitetit në NY që kanë ardhur për të më mbështetur, një atmosfere që sjell emocione të veçanta kur arena bëhet kuq e zi në Amerike.

Keni ndonjë dedikim për këtë fitore?

Dedikimi i shkon gjithmonë familjes dhe ekipit që më frymëzojnë dhe ndimojnë çdo here.

Ka një pjesë Shqipëria në këtë sukses të arritur në SHBA?

Patjeter që Shqipëria ka sukses në këtë ndeshje, që nga shembulli që ka lanë gjyshi për mos dorëzim në jete, edhe kur jeta fillon nga zero, deri te familja e parë shqiptare (vëllezërit Dergut dhe Lum Pelinkoviç) që më kanë hapur deren kur erdha në Amerikë për të mësuar Jujitsu.

Si u prit kjo fitore në mjedisin amerikan?

Fitorja u prit me shumë gëzim dhe vlerësime nga specialistët e boksit dhe arteve marciale. Disa media më kanë kontaktuar për intervista televizive dhe median e shkruar, në New Jersey dhe në New York.

Karriera e juaj po vazhdon të pasurohet me një bilanc pozitiv.

Bilanci sot është 7-3, të giitha ndeshje të zhvilluara në Amerike, plus 6 amatore (rekord 5-1).

Me fitoren e kësaj ndeshje, hapen perspektiva të tjera të reja në karrieren tuaj sportive. Çfar ju pret në vazhdimësi, cili është është programi juaj?

Perspektiva tani është një thirrje nga Federata më e madhe UFC që të më ofroje një ndeshje në programin Dana White Contender Series, po fitove ndeshje aty ke fituar dhe kontraten e parë tënde në UFC.

Rezultatet tuaja pozitive po përjetohen me entuziazëm në Shqipëri, dhe sidomos në Shkodër dhe Malësi të Madhe, prej nga është edhe origjina juaj, jeni i kënaqur për një gjë të tillë?

Origjina ime është malësore, nga Grizha (gjithashtu nip mirdite). Lindur në Lezhë dhe rritur në Itali, jam shumë dhe shumë krenar për këtë, me zi pres të jem i zoti të jap pak shembull që jemi të afte edhe për këtë disiplinë ne shqiptarët, se për zemer nuk diskutohet na njef krejt bota.

Karriera juaj pozitive në SHBA, a është shoqëruar me ndonjë interesim nga strukturat sportive dhe konkretisht të boksit shqiptar? Në vazhdim të karrieres tuaj, do të dëshironit të zhvilloni ndonjë ndeshje të rëndësishme në Shqipëri, pse jo edhe përpara publikut shkodran?

Jo nuk kam kontakte, megjithatë do të dëshiroja të vizitoj Akademinë tonë të boksit në Shkodër, dhe pse jo, të mësoj nga humë talenta që kemi duke shkëmbyer eksperiencat tona si dhe fatin që unë kam pasë deri tani në SHBA. Dhe për ndeshje në Shkodër, po të jetë mundësia do ishte ëndërr për mua, gjithçka mbetet e hapur.

Faleminderit për intervistën dhe suksese në karrieren tuaj sportive!

Faleminderit dhe mirënjohje nga ana juaj në pasqyrimet e karrieres time sportive.

Intervistoi: Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img