Saturday, May 4, 2024

Futboll 9×9 / Fillon Kupa e Federatës, MFC Panthers fiton ndeshjen e parë dhe kualifikohet më tej

Lexo

Kompeticioni i futbollit amator 9×9 “FSHF Cup” ka zbritur në fushë gjatë kësaj jave për ndeshjet e raundit të parë eliminator në këtë edicion te tretë. Skuadrat, që marrin pjesë në kampionatin “FSHF Sunday League Albania 9×9”, kanë qenë të impenjuara në turneun e dytë për nga rëndësia të futbollit amator për këtë format, që do luhet nga muaji dhjetor e për t’u mbyllur në muajin shkurt të vitit 2023.

Në këtë raund të parë që u luajt me eliminim direkt u vunë përballë tyre 36 skuadra të zonës së Tiranës të ndara në 18 çifte e më pas skuadrat fituese të këtyre dueleve do të njihen në ditët ë vazhdim me rivalët në raundin e dytë përmes shortit.

Skuadra shkodrane MFC Panthers vazhdon të paraqesë një nformë shumë të mirë sportive. Ashtu si edhe në kampionat ku ka realizuar shtatë fitore dhe vetëm një barazim, edhe në kompoeticionin e Kupës së FSHF-së e ka nisur me fitore.

Djemtë e drejtuar nga trajneri Fatmir Axhani kanë mundur me rezultat të thellë 0-5 ekipin Futura duke u kualifikuar direkt në turtin e dsytë të këtij komopeticioni.

Krahas Panthers Shkodër, skuadrat e tjera të kualifikuara për në raundin tjetër janë: FC Dussel, Friends Team, Albamer, Pastaria, Passion FB, Elso, IMMI, Hidro Alfa, Roamel, Al Ar, Enco Al, KKD, Kastriotët, Barrikada, JU AR PLAST, Jata Market si edhe JU AR PLAST, që u kualifikua duke fituar në tavolinë 3-0 ndeshjen me Autokton MFC, ekip që është tërhequr nga gara.

Ndërkaq, ka mbetur edhe ndeshja e fundit Homeland – ATS, që do të luhet javën e ardhshme, për të përcaktuar skuadrën që do t’i bashkohet grupit për t’u njohur më pas edhe me çiftet e raundit të dytë.

Ky edicion i tretë i turneut, që organizohet nën kujdesin e Drejtorisë së Futbollit Amator në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka dhuruar emocione e gola, duke treguar edhe një herë interes në rritje me shumë të apasionuar të futbollit që janë bërë pjesë e këtij formati, ku përveç futbolldashësve marrin pjesë edhe ish-lojtarë profesionistë.

Edicioni i parë i FSHF Cup u fitua nga skuadra Sind-Al , ndërsa MFC Prestige arrit ta fitonte trofeun në edicionin e dytë të këtij kompeticioni.

Më poshtë edhe rezultatet e raundit të parë të FSHF Cup:

FSHF Cup 9×9

Raundi i parë

Dussel – Antigonean                       3-0

Friends Team – Vila L MFC            1-1 (5-3 pas 11-m)

Futura – Panthers Shkodër          0-5

Autokton MFC – JU AR PLAST      0-3 (në tavolinë)

Nova – Albamer                                0-1

Pastaria – Ferraj                               1-0

ECO Empire – Passion                     1-2

Primo – Elso                                       1-1 (3-4 pas 11-m)

FC Confucius – IMMI                       2-5

Hidro Alfa – MD                                3-2

Roamel – Dajti                                   2-0

CCBS – Al Ar                                       0-5

Enco Al – Raiffeisen                        3-1

KKD – Oktapus                                  6-0

Kastriotët – Prestige MFC             3-1

Barrikada – North Gate                  2-0

BTL – Jata Market                            0-7

Homeland – ATS               (luhet më 21 dhjetor)

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img