Friday, May 3, 2024

Sot, dy Vllaznitë në fushën e lojës. Superiorja e meshkujve, Kastrioti-Vllaznia, ora 13:00 dhe Vllaznia-Çelsi, ora 18:45 “UEFA Women’s Champions League” në “Loro Boriçi”-hyrja falas

Lexo

Sot është dita e dy Vllaznive, asaj të meshkujve që luan e para në orën 13:00 duke qënë mysafire në Kamzë për t’u ndeshur me Kastriotin në kuadrin e javës së 14-të të kategorisë Abissnet Superiore. Ndërkohë që Vllaznia tjetër, ajo e femrave, pjesë e kompeticionit shumë të rëndësishëm të Ligës së Kampioneve të Europës, pret në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 18:45, kampionen e Anglisë, Çelsi.

Në sfidën e orës 13:00,kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Mirel Josa vijnë në këtë ndeshje pas humbjes në shtëpi me Egnatian, ndaj për të kompensuar në një farë mënyre humbjen e tre pikëshit në “Loro Boriçi”, kërkohet patjetër fitorja në transfertë me Kastriotin. Krahas dyshes që mbrojtjes, Bulatoviç-Juriç, Vllaznia nuk do të ketë shërbimet në këtë ndeshje, as të Liridon Latifit, i cili në përballjen me rrogozhinasit pësoi një ridëmtim tjetër, për të cilin stafi mjeksor e ka rekomanduar të qëndrojë pushim deri në ndeshjet e para të muajit janar.

Ndërkohë, edhe në sfidën e Ligës së Kampioneve të Europës Vllaznia-Çelsi, skuadra kuqeblu pritet të ketë mungesa në formacionin e parë. Një gjë të tillë e bëri të ditur trajneri Nikolin Leka gjatë konferencës për shtyp të ditës së djeshme duke deklaruar dëmtimin e disa titullareve.

Vllaznia-Çelsi, luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 18:45, dhe sipas vendimit të marrë nga Presidenti i KFF Vllaznia, Lazër Matija, hyrja e tifozëve në stadium është falas.

Kjo është ndeshja e fundit që Vllaznia e femrave luan në shtëpi për fazën e grupeve të  “UEFA Women’s Champions League”, ndërkohë që mbyllja e konkurimit për skuadrën kuqeblu për këtë kompeticion do të jetë javën e ardhshme me ndeshjen e transfertës që Vllaznia do të ketë në Madrid kundër kampiones së Spanjës, Real.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img