Kategoria Superiore do të nisë më 11 shtator rrugëtimin e saj të 83-të. Këtë të premte, në stadiumin “Air Albania” u hodh edhe shorti i kësaj Kategorie për edicionin 2021-2022, ku u përcaktua kalendari i plotë me të gjitha ndeshjet.
Të pranishëm në hedhjen e shortit ishin përfaqësues të klubeve të Kategorisë Superiore dhe mediave si edhe Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, shefi i Sektorit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, futbollistja e ekipit Kombëtar të femrave, Megi Doçi si dhe ish-futbollisti i Kombëtares, Agustin Kola.
Skuadrat kanë mësuar kundërshtarët e tyre për 36 javët e këtij edicioni, teksa që në javën e parë premtohen emocione.
Më poshtë do të gjeni javën e parë të ndeshjeve të Kategorisë Superiore që do të luhen duke nisur nga 11 shtatori:
KF Tirana – KF Skënderbeu
KF Egnatia – FK Kukësi
KS Kastrioti – FK Dinamo
KF Laçi – KF Vllaznia
KF Teuta – FK Partizani