Wednesday, December 11, 2024

FSHF-Komiteti Ekzekutiv zhvillon mbledhjen e fundit per vitin 2022. Miratohen disa rregullore të rëndësishme për futbollin shqiptar

Lexo

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit zhvilloi në ambientet e Shtëpisë së Futbollit mbledhjen e fundit për vitin 2022 ku u diskutuan disa çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me zhvillimin e futbollin shqiptar.

Pasi u njohën me pikat e rendit të ditës, anëtarët e KE-së diskutuan për një sërë çështjesh administrative të FSHF-së si edhe për çështje infrastrukturore si disa investime në disa impiante vaditjesh në kuadër të projektit të 100 fushave, porta (aksesorë fushash) dhe një investim pranë stadiumin “Egnatia”.

Në këtë mbledhje u diskutua dhe u miratua rregullorja e përditësuar e “Licensimit të klubeve dhe qëndrueshmërisë financiare për kompeticionet e meshkujve”. U miratua edhe rregullorja e UEFA-s për “Licensimin e klubeve pjesëmarrëse në Ligën e Kampioneve për vajza”.

Gjithashtu, Komiteti Ekzekutiv miratoi edhe rregulloren e “Menaxhimit dhe mbarëvajtjes së sigurisë në ndeshjet e futbollit dhe stadiumet”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img