Saturday, July 27, 2024

Vllaznia-Egnatia, të hënën, ora 16:30 në “Loro Boriçi”. Kuqeblutë kërkojnë fitoren ndaj rrogozhinasve

Lexo

Kategoria e Superiore e futbollit shqiptar është rikthyer këtë fundjavë duke lënë pas atë pauzë të krijuar për shkak të ndeshjeve të Kampionatit Botëror të Futbollit, “Katar 2022”. Ndeshjet e javës së 13-të të Abissnet Superiore janë planifikuar të luhen në dy ditë.

Të dielen Bylis-Laçi, Kukësi-Teuta dhe Erzeni-Partizani, ndërkohë që të hënën, dy çiftet e tjerë, Vllaznia-Egnatia  dhe Tirana-Kastrioti. Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Mirel Josa vijnë në këtë sfidë të javës së 13-të pasi kanë konsumuar në mesjavë ndeshjen e Superkupës së Shqipërisë me Tiranën, takim ky i fituar nga bardheblutë me rezultatin 3-2.

Humbja e Superkupës në limitin e takimit, por edhe problemet që shfaqi skuadra, sidomos në prapavijë, janë bërë objekt i një analize në kampin kuqeblu, duke kërkuar që në sfidën e kampionatit ndaj Egnatias të mos përsëriten.

Në pritje të kësaj ndeshje, falë edhe kushteve të motit shoqëruar me reshje shiu, Vllaznia ëshë stërvitur mes fushës me bar artificial të “Reshit Rusit”, por edhe asaj të Golemit me bar natyral, me qëllimin e mirë të përshtatjes me terrenin e “Loro Boriçit” ku do të luajnë pasditen e së hënës.

Pozitive për trajnerin Josa është rikuperimi i kosovarit Liridon Latifi, rikthimi i të cilit pas një mungese të gjatë për arsye dëmtimi ishte në pjesën e dytë të Superkupës me Tiranën, ku edhe shënoi golin përkohshëm të barazimit me penallti. Ndërkohë, bazuar në rritjen e parametrave fizik, për ndeshjen e së hënës me Egnatian, Latifi pritet të ketë më shumë minuta në fushën e lojës, duke mos përjashtuar mundësinë e aktivizimit nga minuta e parë.

Por, ndërkohë, ajo që e shqetëson Josën ka të bëjë me repartin e prapavijës, ku edhe për këtë ndeshje, pritet të mungojnë dy qëndrat e mbrojtjes Bulatoviç dhe Juriç. Mungesa këto që në sfidën e Superkupës, u zëvendësuan me aktivizimin e Shehit titullar, si dhe spostimin kapitenit Gurishta në qëndër, duke u zëvendësuar nga Kruja në të djathtë të mbrojtjes.

Me shumë mundësi, një rreshtim i tillë për repartin e prapavijës mund të aplikohet edhe në përballjen ndaj Egnatias duke mos përjashtuar mundësinë e aktivizimit edhe të riut Flori Spahija si alternativë e qëndrës së mbrotjes. Ndërkohë, që në repartet e tjerë pritet të jenë po ato futbollistë që luajtën edhe ndaj Tiranës në Superkupë me përjashtim të një ndonjë rrokade në majën e sulmit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img