Saturday, November 23, 2024

“Futbolli kthehet në shtëpi”, RTSH do të transmetojë për 3 sezone futbollin shqiptar

Lexo

Futbolli rikthehet në shtëpinë e tij. Pas shumë vitesh mungesë, Radio Televizioni Shqiptar rikthen në ekranin e tij ngjarjet më të rëndësishme të futbollit shqiptar. Elita e futbollit shqiptar për 3 vite radhazi në do të jetë në rrjetin e të gjithë shqiptarëve, pa pagesë.

Kategoria Superiore, Kategoria e parë, Kupa e Shqipërisë dhe Futbolli i Femrave, do të dhurojnë emocione të forta të sportit më të bukur në botë në ekranin magjik të Radio Televizionit Shqiptar për të gjithë shqiptarëve kudo që janë.

Lidhur me këtë ngjarje edhe Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë me një deklaratë për shtyp ku bën të ditur se ka firmosur marrëveshjen me Radio Televizionin Shqiptar, që do të transmetojë për tre sezonet e ardhshme kampionatin Kategoria Superiore, duke përfshirë edhe Final 4, Kategorinë e Parë, Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën e Shqipërisë.

“Pas hapjes së procedurave për shitjen e të drejtës TV të kompeticioneve kombëtare të futbollit, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit shqyrtoi propozimet e operatorëve kombëtarë dhe pas diskutimeve shpalli fituese ofertën e ardhur nga RTSH.  Sipas marrëveshjes, RTSH merr të drejtën televizive për sezonet 2024/25; 2025/26; 2026/27 të kompeticioneve kombëtare për territorin e Shqipërisë dhe Kosovës.”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Kampionati i Kategorisë Superiore do të ngrejë siparin e edicionit të 86-të më 18 gusht, ndërsa Kategoria e Parë do të nisë më 24 gusht. FSHF, kontratë 3-vjeçare me RTSH për të drejtën TV të Kategorisë Superiore, Final 4, Kategorisë së Parë, Kupës & Superkupës së Shqipërisë

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img