Ka nisur që prej ditës së mërkurë kursi i radhës i fizioterapistit që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ky kurs që udhëhiqet nga drejtuesi i Departamentit të Mjekësisë në FSHF, Gianluca Stesina do të jetë i ndarë në disa faza për t’u përmbyllur me provimet finale më muajin korrik të vitit 2022.
Kursi nisi ditën e djeshme dhe po vijon edhe sot në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ku lektorë si Ilvi Begolli dhe Ariana Sina, por edhe vetë Stesina kanë mbajtur leksione mbi temën e parë të këtij kursi që ka të bëjë me dëmtimet e gjurit. Pjesëmarrësit, të cilët janë studentë të mjekësisë apo fizioterapistë po ndjekin më kërshëri këtë kurs, që i bën më shumë pjesë të mjekësisë sportive, duke i dhënë një mundësi të mirë të gjithë këtyre personave që duan të bëhen pjesë e sportit.
Pas përfundimit të kësaj teme, pjesëmarrësit do të rikthehen sërish të ndjekin pjesën tjetër të programit, që do të zhvillohet gati cdo muaj, deri në majin e vitit të ardhshëm. Ata do të kenë mundësi të mësojnë rreth dëmtimeve të këmbës dhe legenit, kolonës lumbare, dëmtimeve të gjymtyrëve të sipërm, pëdorimin e terapisë strumentale (aparaturave) në patologji të ndryshme, dëmtimet muskulare në sport si dhe ndihmës së parë (urgjenca),BLSD,rianimimi kardio-pulmonar.