Friday, April 19, 2024

(Video) Shkëlqen Markelian Guri, 4 ndeshje 5 gola, Vllaznia U-17 kryeson kampionatin e Superiores

Lexo

Një “Guri” tjetër duket se po vjen në futbollin shkodran. Pas Sindritit që tashmë  po luan me sukses në futbollin europian, është Markelian Guri, 17 vjeçari që luan për Akademinë Vllaznia U-17, i cili po shkëlqen si një sulmues tipik në futbollin e moshave.

Në 4 ndeshjet e para të Kampionatit Kombëtar, kategoria Superiore U-17, Markelian Guri ka shënuar 5 gola duke kryesuar listën e golashënuesve  të kampionatit U-17. Një bilanc ky shumë pozitiv që me të dhënat që disponon, specialistët e futbollit e konsiderojnë si një sulmues me mjaft të ardhme.

Edhe pse moshë fare të re, falë vlerave që ka shfaqur në fushën e lojës, sezonin e kaluar, ishte ekipi i të rriturve të KF Murlani me tajner Altin Xhahysa e bindi Gurin të luante për këtë skuadër, kontributi i të cilit ishte pjesë e suksesit të kualifikimit të Murlanit në kategorinë e dytë.

Ndërkohë, këtë sezon, është trajneri  Edmond Doçi që me marrjen e drejtimit të Vllaznisë U-17, këmbëngulë ta rikthejë Gurin sërishmi në gjirin e skuadrës Vllaznia U-17. Dhe, duket se zgjedhja e professor Doçit, ka dalë me sukses, sepse Markelian Guri po ia shpërblen me shënimin e golave të njëpasnjëshëm, ku së bashku edhe me kontributin e të tjerëve,  Vllaznia U-17 e drejtuar nga ai, kryeson kampionatin e Superiores U-17 dhe 10 pikë, tre fitore në transfertë dhe një barazim me KF Shkodra në shtëpi.

Ashtu si edhe bashkëmoshatarët e tij, edhe Markelian Guri ka synimet dhe objektivat e tij për të luajtur për Vllazninë e madhe, ndërkohë që paralelisht të shikojë mundësinë e aktivizimit edhe jashtë vendit. Për këtë të fundit, bëhet me dije se menaxherë të huaj po e ndjekin atë në ndeshjet e kampionatit duke pasur projekte serioze për ndonjë transferim të mundshëm me ekipe jashtë vendit.

Pjesë e intervistës, të cilën mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm në YouTube të kanalit Veriu Sport, është edhe derbi shkodran që do të luhet këtë fundjavë për Superioren U-17, në mes Vllaznisë dhe Akademisë “Djelmnia Shkodrane, ku Guri premton sërishmi gol individual dhe fitore për ekipin, me objektiv fitimin e titullit kampion të sezonit 2021-2022.

Gaspër Marku

(Video) Intervista me futbollistin e Vllaznisë U-17, Markelian Guri

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img