Sunday, December 7, 2025

FSHF merr pjesë në konferencën vjetore “UEFA Club Licensing & Financial Sustainability Annual Conference”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Në Athinë, Greqi, u zhvillua konferenca vjetore “UEFA Club Licensing & Financial Sustainability Annual Conference”, një aktivitet i rëndësishëm që mblodhi përfaqësues nga 55 federata anëtare të UEFA-s.

FSHF u përfaqësua në këtë konferencë nga menaxheri i licencimit të klubeve, Eduard Gjini, si dhe specialisti i Departamentit Ligjor, Mario Kertusha.

Gjatë punimeve u prezantuan ndryshimet në rregulloret e licencimit të klubeve dhe u trajtuan problematika që lidhen me licencimin e klubeve të vajzave dhe djemve.

Konferenca shërbeu si një mundësi e vlefshme për shkëmbimin e përvojave mes federatave dhe për forcimin e praktikave të licencimit e qëndrueshmërisë financiare të klubeve, në përputhje me standardet e UEFA-s.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img