Thursday, February 22, 2024

FSHF merr pjesë në seminarin “UEFA Fitness4Football”, së shpejti kursi për trajnerët e përgatitjes atletike me program të UEFA-s

Lexo

Është zhvilluar seminari i radhës “UEFA Fitness4Football” i organizuar nga UEFA në bashkëpunim me të gjitha federatat anëtare të qeverisë së futbollit europian.

Në këtë seminar Federata Shqiptare e Futbollit u përfaqësua nga dy trajnerët e përgatitjes atletike të Kombëtares A për djem dhe vajza, Iris Selimi dhe Mark Dodaj.

I gjithë seminari zgjati katër ditë dhe fokusi kryesor ishte te krijimi i një strukture për programin e edukimit “UEFA Fitness Coach”, kriteret që nevojiten për të qenë pjesë e këtij kursi dhe mënyra se si duhet të vlerësohen pjesëmarrësit gjatë dhe në fund të programit të edukimit.

Gjithashtu ky seminar trajtoi edhe edukimin e trajnerëve të fitnesit me qëllim që të përmirësojnë performancën e tyre me fokus shëndetin e lojtarit, përgatitjen fizike dhe mirëqenien.

Në seminarin e organizuar nga UEFA të gjithë pjesëmarrësit u pajisën me njohuritë e duhura dhe bashkëpunimi mes federatave ishte mjaftë frytdhënës në shkëmbimin e eksperiencave dhe ideve të ndryshme.

FSHF është duke bashkëpunuar ngushtë në këtë drejtim me UEFA-n për krijimin e strukturës së programit për kursin e formimit të trajnerëve të përgatitjes atletike “UEFA Fitness Coach B” me një licencë që do të jetë e njohur ndërkombëtarisht.

Kursi “UEFA Fitness Coach B” do të ketë një ndërthurje ndërmjet praktikës dhe teorisë apo dhe stërvitjen e moshës në zhvillim. Gjithashtu një risi tjetër është dhe përfshirja e metodologjisë së stërvitjes në futbollin e femrave.

Në këtë kurs do të marrin pjesë lektorë të shquar të botës së futbollit dhe përgatitjes fizike të cilët kanë dhënë kontributin e tyre si brenda dhe jashtë vendit tonë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img