Sunday, May 12, 2024

FSHF merr pjesë në workshop-in e UEFA-s për licensimet, diskutohet për rregulloret e reja dhe qëndrueshmërinë financiare

Lexo

Përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit kanë marrë pjesë në punimet e workshop-it të përvitshëm të UEFA-s me temë “Club Licensing & Financial Sustainability” të zhvilluar në Limasol të Qipros.

Në këtë takim pune, morën pjesë zyrtarë të lartë të UEFA-s dhe përfaqësuesit e të gjitha federatave anëtare të UEFA-s. Workshopi u organizua në kuadër të procesit të licensimit të klubeve për kampionatet vendase dhe garat që organizon qeveria e futbollit europian.

Në këtë workshop, FSHF është përfaqësuar nga Eduard Gjini, Menaxher i Licensimit të klubeve në FSHF dhe Rinela Gjata, Kryetarja e Komisionit të Licensimit të klubeve në FSHF.

Fokusi i këtij takimi ka qenë diskutimi i të gjitha ndryshimeve në rregulloret e licensimit të klubeve si dhe problemet e tjera që shqetësojnë sektorin e licensimit të klubeve, si për futbollin e vajzave ashtu edhe për atë të meshkujve.

Ndër temat e shqyrtuara ishin edhe përmirësimi i infrastrukturës së klubeve, ku vëmendja më e madhe është te infrastruktura e akademive, si guri i themelit për një futboll në rritje të vazhdueshme si edhe qëndrueshmëria financiare.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img