FSHF Sunday League 9×9/ Mbyllet java e dytë, gola dhe rivalitet në të dy grupet

Është mbyllur java e dytë e kampionatit të futbollit amator, FSHF Sunday League 9×9, me skuadrat pjesëmarrëse që kanë vijuar garën në Grupin A dhe Grupin B, duke dhuruar ndeshje me shumë gola dhe rivalitet në fushë.

Në Grupin A, java u karakterizua nga rezultate interesante dhe disa përballje me shumë gola. M&D triumfoi 4-2 ndaj FC Tigres, ndërsa FC Krypton siguroi një fitore minimale 1-0 përballë Albamer. Elso, North Gate dhe Jata Market gjithashtu morën tri pikët, ndërsa sfida mes FC Vibes dhe ATS u mbyll në barazim pa gola. Një nga ndeshjet më të luftuara ishte ajo mes 111 Complex dhe FC Domja, që përfundoi 4-4.

Edhe në Grupin B nuk munguan golat dhe rezultatet e thella. Vila-L MFC regjistroi një fitore bindëse 8-0 ndaj K.F. Bulqiza 9×9, ndërsa Matrix FC triumfoi 7-3 ndaj FB Passion. Fitore arritën gjithashtu Primo MFC, Dymbëdhjeta, Barrikada dhe Antigonean. Në një tjetër përballje të luftuar, FC Luminesen fitoi 3-2 ndaj Three Lions 9×9.

Rezultatet – Java e dytë

Grupi A

* FC Tigres – M&D 2-4
* FC Vibes – ATS 0-0
* FC Krypton – Albamer 1-0
* Dragons – Elso 0-1
* 111 Complex – FC Domja 4-4
* North Gate – Coca Cola Tepelena 3-0
* FC Anuar Construction – Jata Market 1-5

Grupi B

* Primo MFC – Legjendat TT 4-1
* IMMI – Dymbëdhjeta 0-1
* K.F. Bulqiza 9×9 – Vila-L MFC 0-8
* Barrikada – FC Implant Swiss 2-1
* Sons 9×9 – Antigonean 2-5
* Matrix FC – FB Passion 7-3
* Three Lions 9×9 – FC Luminesen 2-3

FSHF Sunday League 9×9 vijon me javën e tretë të kampionatit, në një sezon që po sjell emocione dhe rivalitet mes skuadrave pjesëmarrëse, duke promovuar futbollin amator dhe aktivitetin sportiv.

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe