Thursday, April 18, 2024

FSHF Sunday League Albania arrin në play-off, njihuni me çiftet për tre trofetë

Lexo

Kampionati i futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League” në kryeqytet, i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit ka mbyllur fazën e rregullt (17 javë) dhe po bëhet gati të nisë me fazën play-off, ku do të jenë të angazhuara skuadrat nga Grupet A dhe B, që do të garojnë për tre trofetë e këtij sezoni.

Në play-off-in e quajtur “Kupa e Kampionit” do të marrin pjesë 16 skuadra, përkatësisht 8 skuadrat e para në renditje nga të dyja grupet me sistem eliminimi. Në këtë grup bëjnë pjesë Dymbëdhjeta, ATS, Immi, Raiffeisen Bank, Vila-L, Primo MFC, Luminesen, Panthers Shkodër, Dajti, Kastriotët, Friends Team, Jata Market, Al-Ar, Albamer, Antigonean dhe Big-Bite.

Ky grup skuadrash do të garojnë me njëra-tjetrën deri në fund sipas skemës së përcaktuar për të shpallur edhe kampionen e këtij edicioni në FSHF Sunday League Albania.

Do të luhen edhe ndeshjet e dy kupave të tjera të quajtura “Kategoria e Dytë” dhe “Kupa Oktapus” ku do të jenë të angazhuar 16 skuadra nga të dyja grupet.

Në “Kupa Oktapus” marrin pjesë 8 skuadrat e renditura në vendet 9-12 të klasifikimit në të dyja grupet e Tiranës e më konkretisht Barrikada, Vatër, MD, FB Passion, Gaia Triumph, Ju Ar Plast, Parku dhe Confucius.

Kurse në kupën “Kategoria e Dytë bëjnë pjesë 8 skuadrat e renditura në vendet 13-16 në të dyja grupet e më konkretisht Ferraj, Legjendat 9×9, Elso, Illyrian Eagles, Coca Cola Tepelena, North Gate, FC Musa dhe Futura Dent.

Më poshtë, edhe kalendari i plotë me përballjet e të treja kupave të kampionatit FSHF Sunday League Albania 9×9:

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img