Saturday, May 18, 2024

(Video) Futsal-Fitoi 15-9 ndaj rivalit Partizani, trajneri i Vllaznisë Arben Xhaferi, përgëzon skuadrën. Radhën e ka Tirana kryesuese në fundjavë

Lexo

Vllaznia e futsalës po bën një prezantim shumë të mirë në Kampionatin Kombëtar të futsales, ku në ndryshim nga faza e parë, rezultat e saj në fazën e dytë kanë qënë tejet pozitive. Ndërsa likujdoi Flamurtarin duke e mundur javën e kaluar me rezultatin 5 me 3, këtë javë, kuqeblutë e futsalles regjistruar fitoren e radhës duke mundur me shifrat e thellë 15 me 9 Partizanin, skuadër e cila është rivale direkte për vendin e dytë.

Krahas futbollistëve që kanë meritën kryesore me atë çfar përformojnë në fushën e lojës, natyrshëm që meritë në këto suksese kanë edhe drejtuesit, presidenti Fisnik Barbullushi si dhe drejtori sportiv Arben Xhaferi.

Ky i fundit, Arben Xhaferi, pas largimit të trajnerit të mëparshëm Bujar Celufaj që ka kaluar në një detyrë tjetër, ka marrë drejtimin e skuadrës, dhe për hirë të së vertetes, puna e tij me skuadrën është në mënyrën më të mirë të mundshme.

Pas përfundimit të ndeshjes Vllaznia-Partizani, e mbyllur me futoren e thellë 15 me 0 në favor të kuqebluve, trajneri Arben Xhaferi dha një prononcim për median, të cilën ju ftojnë ta ndiqni në linkun që shonqëron shkrimin, si dhe në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img