Turneu i Përfaqësueseve Rajonale që organizohet nga FSHF për grupmoshat U-12, U-13 dhe U-14 ka arritur në fazën kulmore, teksa sot u luajtën edhe ndeshjet e grupeve për grupmoshën U-13 në Fier dhe Kamëz.
Fieri – Tirana është finalja për grupmoshën U-13, teksa ekipi i përfaqësueses rajonale të Fierit triumfoi në grupin A, pasi mposhti skuadrat e Durrësit, Gjirokastrës dhe Elbasanit.
Ndërsa ekipi i përfaqësueses rajonale të Tiranës triumfoi në grupin B, pasi mundi Lezhën dhe Shkodrën, ndërsa barazoi me skuadrën e Korçës.
Tashmë janë përcaktuar të tre finalet për grupmoshat U-12, U-13 dhe U-14 që do të zhvillohen ditën e nesërme në “Shtëpinë e Futbollit”.
U-13 Grupi A
Fier – Durrës 2-1
Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu”
Elbasan – Gjirokastër 3-4
Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu”
Fier – Elbasan 4-2
Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu”
Durrës – Gjirokastër 6-3
Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu”
Fier – Gjirokastër 4-0
Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu”
Durrës – Elbasan 2-0
Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu”.
U-13 Grupi B
Tirana – Korça 0-0
Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz
Lezha – Shkodra 3-0
Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz
Lezha – Korça 2-0
Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz
Tirana – Shkodra 7-0
Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz
Tirana – Lezha 3-1
Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz
Korça – Shkodra 1-2
Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz
Ndeshjet finale:
Grupmosha U-12/ Fieri – Tirana 16.05.2024 “Shtëpia e Futbollit”
Grupmosha U-13/ Fieri – Tirana 16.05.2024 “Shtëpia e Futbollit”
Grupmosha U-14/ Tirana – Durrësi 16.05.2024 “Shtëpia e Futbollit”