Saturday, July 27, 2024

Luftëtari-Besa sot ora 15:00, në stadiumin “Flamurtari, finalja e “Play-Out”

Lexo

 

Luftëtari do të sfidojë sot Besën në finalen e “Play-Out” për një biletë në Kategorinë e Parë. Ndeshja do të luhet në orën 15:00 në stadiumin Flamurtari.

Gjirokastritët vijnë pas një sezoni mjaft të mirë,por që nuk u mbyll dot me ngjitjen direkte. Një kampionat i rivalizuar gjatë gjithë kohës me Pogradecin e në fund u mbyll në vendin e dytë. Megjithatë,ëndrra nuk mbaron me kaq dhe është Mario Mërkuri që e mban ende gjallë.

Në ndeshje të tilla,janë lojtarët kualitativ që bëjnë diferencën dhe Mërkuri e ka provuar që di ta bëjë. Bomberi 21-vjeçar ishte heroi absolut në fitoren 3-0 ndaj Shkumbinit ku shënoi të 3 golat. Një formë fantastike e cila vjen pas 8 golave gjatë sezonit të rregullt.

Sot ai do të jetë përsëri në majën e sulmit dhe rreziku numër 1 për kavajasit që duhet të marrin masa posaçërisht për “Super Marion”.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img