Saturday, July 27, 2024

“Bileta” e fundit e Superiores vendoset të dielën, Laçi dhe Flamurtari luajnë fatet e sezonit

Lexo

Flamurtari mposhti Apoloninë në finalen e Play Off-it në Kategorinë e Parë dhe tashmë do të sfidojë Laçin (kurbinasit mbyllën sezonin e rregullt në vendin e 8-të në Superiore) në ndeshjen që vendos se kush nga dy skuadrat do të luajë në elitën e futbollit shqiptar sezonin e ardhshëm.

Ndeshja e Play Off-it për kampionatin “Abissnet Superiore” Laçi-Flamurtari, do të zhvillohet më datë 19 maj në orën 16:00, në stadiumin e Laçit.

Kujtojmë që Kukësi dhe Erzeni ranë në kategorinë inferiore në përfundim të sezonit të rregullt, ndërsa AF Elbasani dhe Bylisi u ngjitën në Superiore. Të dielën do të mësohet edhe emri i skuadrës së fundit që do të militojë në elitë sezonin e ardhshëm. Laçi apo Flamurtari? Verdiktin do ta japë fusha e blertë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img