Tuesday, February 17, 2026

FSHF uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Federata e Futbollit uron të gjithë shqiptarët e Kosovës kudo ku jetojnë e veprojnë festën e 18-vjetorit të Pavarësisë.

Gjatë këtyre 18 viteve, Kosova ka përjetuar zhvillim të dukshëm në shumë fusha, ndërsa sporti, dhe në veçanti futbolli, ka luajtur një rol të rëndësishëm në përfaqësimin dhe promovimin e saj në arenën ndërkombëtare.

FSHF vlerëson në mënyrë të veçantë bashkëpunimin e ngushtë dhe marrëdhëniet vëllazërore me FFK, të ndërtuara mbi respekt të ndërsjellë, solidaritet dhe synime të përbashkëta për zhvillimin dhe promovimin e futbollit.

Në këtë përvjetor të rëndësishëm, Federata e Futbollit shpreh bindjen se bashkëpunimi mes dy federatave do të vijojë të forcohet edhe më tej, në shërbim të brezave të rinj dhe të sukseseve të reja sportive.

Gëzuar 18-vjetorin e Pavarësisë Kosovë!

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img