Wednesday, May 1, 2024

FSHV-“Mirënjohje” për ish volejbollistët e njohur shkodran: Kroqi, Quku, Nikolli, Deda, Lisha dhe Halili

Lexo

Mark Kroqi, Valbona Quku, Nora Deda, Kristina Nikolli, Besnik Lisha dhe Sokol Halili, ish volejbollistë të suksesshëm të Vllaznisë, dhe të ekipeve të tjera të Shqipërisë, përfshirë e dhe ekipin kombëtar, janë nderuar nga Federata Shqiptare e Volejbollit, me titullin “Mirënjohje”.

Dekorimet në fjalë për sportistët shkodranë, por edhe disa emra tjerë të njohur të ekipeve të tjera të volejbollit shqiptar janë dorëzuar gjatë ceremonisë së organizuar në përfundim të finaleve të Kupës “Pavarësia” zhvilluar në Tiranë në kuadrin e 110 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

 “Në shenjë vlerësimi dhe falenderimi për rezultatet e larta, përkushtimin, pasionin dhe kontributin ndër vite”, është motivacioni që shoqëron dekorimet në fjalë, firmosur nga ana e Presidentit të Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erli Pëllumbi.

Në listën e të dekoruarve me titullin “Mirënjohje” nga ana e FSHV-së, spikasin edhe emra të njohur të volejbollit shqiptar, Mimoza Ibrahimi, Lulëzime Duka, Tatjana Marash, Brunilda Tasho, Prenda Ismaili, Emanuela Axhani, Nevila Hatibi, Lavdie Hakrama dhe Fatmira Podgorica.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img