Brazil-Zvicër 1-0(Shënues: Kasemiro 83’)
Ndonëse më vështirësi, pasi ka vuajtur jo pak për 83-të minuta, por pikërisht në këtë minutë, Brazili ka arritur të shënojë në portën e Zvicrës, gol që përcaktoi edhe fatin e ndeshjes duke i dhënë atyre fitoren me rezultatin 1-0. Në fakt, brazilianët e gjetën edhe më herët rrugën e rrjetës, por goli I tyre do të anulohej nga VAR për pozicion jashtë loje.
Në këtë mënyrë, pas francezëve, brazilianët janë të dytët që sigurojnë nga grupi G kalimin në turin tjetër duke qënë mes 16-të më të mirëve të botërorit që do të vijojnë luftën për trofe. Ndërkohë, që zviceranët mbeten në tri pikët e ndeshjes së parë duke pritur ndeshjen e radhës ndaj kombëtares së Serbisë.
Referuar statistikave, Brazili u bë skuadra e parë që nuk humb në 17 ndeshje të fazës së grupeve të Kupës së Botës. Brazili gjuajti për herë të parë në këtë ndeshje vetëm në minutën e 27-të të lojës, nëpërmjet Vinícius Júnior: vetëm kundër Kamerunit në vitin 1994 ata kishin pritur më shumë minuta (32) për të bërë goditjen e tyre të parë në një ndeshje të Kupës së Botës që nga viti 1966.
Ndërkohë, Zvicra nuk arriti të shënonte në një ndeshje kundër Brazilit për herë të parë që nga dhjetori i vitit 1980 (humbje miqësore 0-2), pasi kishte shënuar saktësisht një gol në secilën nga 6 ndeshjet e fundit para ditës së sotme. Zvicra ka fituar vetëm një nga nëntë ndeshjet e saj në Kupën e Botës kundër skuadrave të Amerikës së Jugut, 2-1 kundër Ekuadorit në 2014 në Brasilia.