Rëndimi i situatës Covid-19 në shtetin fqinjë të Maqedonisë së Veriut duke shtuar së tepërmi numrin e rasteve me test pozitiv ka detyruar autoritetet vendase që të marrin masat e duhura për mbrojtjen e komunitetit vendas. Kështu, nga sa bëhet e ditur, ka qënë vete Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut që ka marrë vendimin për bllokimin e aktivitetit futbollistik. Vendim i cili, gjithnjë nga burimet zyrtare, thuhet se është i pjesshëm, që do të thotë se futboll nuk do të ketë vetem këtë fundjavë, sepse në javët në vazhdim pritet të ketë një ndryshim të ndryshimit në fjalë. Gjithnjë, nëse situata do të ketë përmirësim të treguesve, aktiviteti futbollistik pritet të rikthehet përsëri javen e ardhshme.