Sunday, May 19, 2024

Futboll 5×5/Kampionati i Rajonit të Shkodrës-Të shtunën, java e katërt

Lexo

Kampionati Kombëtar i futbollit për Rajonin e Shkodrës këtë funjdjavë luan ndeshjet e javës së katërt. Sipas përfaqësuesit të Zyrës Rajonale të FSHF-së në Rajonin e Shkodrës që është edhe organizatorja e këtij aktiviteti, katër çiftet e kësaj jave do të luhen ditën e shtunë. Ato do të jenë të shpërndara në tre fusha sportive. Dy do të luhen në fushën sportive “Lici”, një në “Bahçallëk Arena” dhe një tjetër në atë të Gurit të Zi.

Manchester – Shqiponja dhe Don Bosko – Gur i Zi, janë dy ndeshjet që do të luhen në fushën sportive të kalçetos “Lici”. Çifti i parë Manchester – Shqiponja, starton në orën 18.00 dhe i dyti Don Bosko – Gur i Zi, menjëherë pas ndeshjes së parë, në orën 19.00.

Dueli tjetër i kësaj dite, Olimpik 1 Maji – Panthers, është programuar të luhet në  Kalceto “Bahçallek” duke filluar nga ora 18:00. Ndërkohë, çifti tjetër,  Vllaznimi – Air Albania, do të luhet në Kalceto “Gur i Zi”, ora 18:00.

Kalendari i javës së katërt-13.11.2021 :

  1. Manchester – Shqiponja

Ora 18:00 , Kalceto Lici

  1. Don Bosko – Gur i Zi

Ora 19:00 , Kalceto Lici

  1. Olimpik 1 Maji – Panters

Ora 18:00 , Kalceto Bahcallek

  1. Vllaznimi – Air Albania

Ora 18:00 , Kalceto Gur i Zi

Kampionatin e kalçetos për Rajonin e Shkodrës, pas javës së tretë e kryeson ekipinAir Albania  me 9 pikë të plota, i ndjekur nga Don Bosko dhe Manchester me nga 6 pikë, si dhe më pas 5 skuadra me pikë të barabarta, Panthers, Vllaznimi, Olimpik, Shqiponjat, Gur i Zi, me nga 3 pikë. Ndërkohë, në listën e golashënuesve, në vendin e parë është futbollisti Olimpik 1 Maji, Blerim Gavoçi me 9 gola, I ndjekur nga Alsed Abdija i Gurit të Zi me 8 gola, Xhoni Tinaj i Don Boskos me 7 gola, Irlind Zaja i MFC Panthers, Xhulio Gjoni i Vllaznimit, Armando Shkambi i Don Boskos me nga 6 gola secili.

Klasifikimi pas javës së tretë:

  1. Air Albania 9 pike
  2. Don Bosko 6
  3. Manchester 6
  4. Panthers 3
  5. Vllaznimi 3
  6. Olimpik 3
  7. Shqiponjat 3
  8. Gur i Zi 3
- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img