Albamer FC-Panthers Shkodra 1-2(Shënues: Albert Mila, Besford Gjoklaj)
Ekipi shkodran i futbollit 9×9 me emrin MFC Panthers, po surprizon në Kampionatin e Futbollit 9×9 “FSHF Sunday League”. Ndonëse është debutues për herë të parë në këtë kampionat dhe i pari ekip nga rrethet që konkuron në këtë kampionat, i cili po zhvillohet në edicionin e tretë, MFC Panthers i drejtuar nga trajneri Fatmir Axhani në tre javë kampioant ka realizuar tre fitore.
Në javën e parë mundi 3-0 FC Jata, ndërkohë që në javën e dytë sfidoi Futura Dent me rezultatin 4-0. Dhe, menjëherë pas tyre vjen fitorja e tretë radhazi, e cila është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, atje ku zhvillohen të gjitha ndeshjet e kampionatit 9×9.
Albamer FC-MFC Panthers Shkodra, ka qënë dueli i sotëm, në kuadër të javës së tretë të Kampionatit FSHF “Sunday League”, futboll 9×9, ndeshje kjo e luajtur në nje terren rënduar nga reshjet e shiut. Megjithatë, kjo nuk e ka penguar ekipin shkodran Panthers Shkodra që ta mbyll ndeshjenme rezultatin 1-2 në favor tij, ku autor të dy golave për Panthers janë dy futbollistët shkodranë, Albert Mila dhe Besford Gjoklaj.
Pas kësaj fitoreje, MFC Panthers shkon në kuotën 9 pikëve duke kryesuar me meritë grupin A me pikë të plota. Ndeshjen e ardhshme, atë të javës së katërt MFC Panthers do ta luajë përballë ekipit North Gat.