Friday, May 3, 2024

Futboll 9-x9, java e tretë. Tjetër fitore e MFC Panthers. Shkodranët e drejtuar nga Fatmir Axhani kryesojnë me 9 pikë të plota kampionatin FSHF Sunday League

Lexo

Albamer FC-Panthers Shkodra 1-2(Shënues: Albert Mila, Besford Gjoklaj)

Ekipi shkodran i futbollit 9×9 me emrin MFC Panthers, po surprizon në Kampionatin e Futbollit 9×9 “FSHF Sunday League”. Ndonëse është debutues për herë të parë në këtë kampionat dhe i pari ekip nga rrethet që konkuron në këtë kampionat, i cili po zhvillohet në edicionin e tretë, MFC Panthers i drejtuar nga trajneri Fatmir Axhani në tre javë kampioant ka realizuar tre fitore.

Në javën e parë mundi 3-0 FC Jata, ndërkohë që në javën e dytë sfidoi Futura Dent me rezultatin 4-0. Dhe, menjëherë pas tyre vjen fitorja e tretë radhazi, e cila është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, atje ku zhvillohen të gjitha ndeshjet e kampionatit 9×9.

Albamer FC-MFC Panthers Shkodra, ka qënë dueli i sotëm, në kuadër të javës së tretë të Kampionatit FSHF “Sunday League”, futboll 9×9, ndeshje kjo e luajtur në nje terren rënduar nga reshjet e shiut. Megjithatë, kjo nuk e ka penguar ekipin shkodran Panthers Shkodra që ta mbyll ndeshjenme rezultatin 1-2 në favor tij,  ku autor të dy golave për Panthers janë dy futbollistët shkodranë, Albert Mila dhe Besford Gjoklaj.

Pas kësaj fitoreje, MFC Panthers shkon në kuotën 9 pikëve duke kryesuar me meritë grupin A me pikë të plota. Ndeshjen e ardhshme, atë të javës së katërt MFC Panthers do ta luajë përballë ekipit North Gat.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img