Saturday, April 20, 2024

Kupa e Shqipërisë-Bylisi, Lushnja, Dinamo, Laçi, Teuta, kualifikohen në turin e dytë

Lexo

Kompeticioni i Kupës së Shqipërisë ka njohur gjashtë skuadrat e para që janë kualifikuar në turin e dytë. Ato janë, Bylisi, Lushnja, Dinamo, Laçi, Teuta. Skuadrat në fjalë u kualifikuan pas ndeshjeve të dyta të luajtura pasditen e së martës, duke i hapur rrugën ballafaqimeve të tjera që janë në program për tu luajtur pasditen e së mërkurës.

Mallakastriotët e trajnerit Arjan Bellai mundën thellësisht me rezultatin 7-1 Pogradecin duke e mbyllur çështjen e kualifikimit me dy fitore, përfshirë edhe atë të ndeshjes së parë 3-0.  Souza Ferreira 15′, 24′, 33′, Souza Rodrigo 27′, Atshimene 55′, Hodo 89′ për Bylisin dhe  Blaceri 4′ për pogradecarët ishin autorët e golave në këtë ndeshje.

Rivaliteti më i madh në ballafaqimet e ditës së martë ka qënë dueli i luajtur në Kompleksin Sportiv të Pezës në mes Tërbunit pritës dhe Lushnjes mysafire. Suprizuese ishte përmbysja e përkohshme e pukjanëve të drejtuar nga Alert Alcani, që nga fitorja 2-0 e lushnjarëve të drejtuar nga Shpëtim Duro, e kanë përmbysur në 3-0 ndeshjen e dytë, falë golave të shënuar nga Zagani 9′, Xhabrahimi 69′  dhe Hysa 80′ . Kur të gjithë menduan kualifikimin e Tërbunit, goli lushnjar i minutës së fundit të ndeshjes me autor  Korreshi 90′e çon çështjen e kualifikimit në shtesë. Me golin e shënuar nga Andoni në minutën e 105-të, lushjarët e mbyllin ndeshjen me rezultain 3-2 në favor të pukjanëve, por që në turin e dytë shkon Lushnja.

Të kualifikuar për në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë janë edhe blutë e Dinamos që bëjnë pjesë në grupin A. Në përballjen e para dyjavëve, blutë fituan 1-0 ndaj Butrintit në transfertë dhe mosparaqitja e sarandiotëve në ndeshjeën e dytë, kualifikon automatikisht, Dinamon për në turin e dytë.

Në grupon B, kurbinasit, të cilit vinin pas barazimit 3-3 me Tiranën në kampionat, mundën thellësisht Devollin me rezultatin 5-0, ndeshje kjo e luajtur në Kompleksin sportive “Internacional”-Pezë Helmes. Autor të golave për skuadrën e Laçit të drejtuar nga Vukiçeviç, janë Prenga në minutën e 23′, Babatunde 36′, 71’ dhe Geci 38′ , 66’.

Skuadra tjetër e grupit B, Teuta ka pritur në stadiumin “Niko Dovana” komshitë e Luzit 2008, me të cilët dy javë më parë në fushën e kavajës kanë barazuar 0-0. Me dy golat e Karabecit 55′ dhe  Hebajt 89′ me penallti durrsakët kanë fituar 2-0 duke kaluar në turin e dytë.

Takimet e turit të parë të Kupës së Shqipërisë mbyllen të mërkurën me ndeshjet e tjera të kthimit të këtij turi, ku pritet të përcvaktohen edhe dhjetë skuadrat e tjera që do të vazhdojnë garën në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img