Vllaznia e Shkodrës në futboll për femra vazhdon të kryesojë Kampionatin Kombëtar të Superiores, teksa në javën e 14-të fitoi ndaj Skënderbeut me rezultatin e thellë 13-0. Në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës, skuadra e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka pati një dominim të plotë ndaj kundërshtarit.
Pjesa e parë e ëksaj ndeshje është mbyllur me avantazhin 5-0 për Vllazninë, ku për skuadrën kuqeblu golat u shënua nga Fortesa Berisha, Risa Yamada, Arbenita Curraj(2), Jehona Shala.
Në pjesën e dytë, Vllaznia shënoi edhe plot tetë gola të tjerë me autore: Klaudia Borci(2), Arlinda Kodra(2), Sara Maliqi, Luçije Gjini, Arbiona Bajraktari, Esmeralda Franja.
Në ndeshjet e tjera të Superiores së femrave, Laçi mundi Lushnjën me rezultatin 5 me 0, Apolonia mundi me rezultatin e thellë 23-0 Teutën, ndërsa Tirana u rikthye te fitorja në transfertë, pasi mposhti Gramshin 3-1, ndërkohë që Partizani sfiduan Kinostudion duke e mundur me rezultatin 7-0.
Rezultatet e javës së 14-të në kampionatin “Abissnet Superiore” për vajza:
Laçi – Lushnja, 5-0
Vllaznia – Skënderbeu, 13-0
Gramshi – Tirana, 1-3
Apolonia – Teuta, 23-0
Partizani – Kinostudio, 7-0
Pasjaves se 14-te te kampionatit, Vllaznia në cilësinë e skuadrës kampionet në fuqi të vendit kryeson renditjen me 39 pikë, 3 më shumë sesa Apolonia, ndërkohë qënë vendin e tretë është Tirana me 35 pikë.