Monday, April 29, 2024

(Video) Futsal-Nuk mjafton spektakli, Vllaznia mundet në shtëpi nga Tirana kryesuese, 8-9

Lexo

Vllaznia futsal-Tirana futsal, 8-9.

(Shënues: Djepaxhia 6’, 17’, 30’, Tafili 24’, 25’, 33’, Gjoklaj 34’, 40’/Kaca 5’, 14’, Gjoka 7’, Çera 14’, Martiri 19’, Kosova 29’, 39’, Murati 34’, Muça(Au) 35’)

Ashtu siç pritej dueli Vllaznia-Tirana, i vlefshëm për javën e parafundit të Kampionatit Kombëtar të futsales ka dhuruar spektakël. Në parketin e pallatit të sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës kanë qënë padyshim dy ekipet më të mira të kampiontit kombëtar të futsales Tirana kryesuese dhe Vllaznia e dyta në renditje.

Një ndeshje shumë emocionuese, e cila u përcoll në një transmetim të drejtpërdrejt me koment nga portali Veriu Sport, duke marrë vemendjen e plotë të amatorëve të futsales, brenda dhe jashtë vendit.

Të parët kanë kaluar në avantazh miqtë nga Tirana, të cilët kanë shënuar me anë të kapitenit të tyre Endrit Kaca, por që brenda 60-të sekondave është Ari Djepaxhia që shënon për Vllazninë duke barazuar rezultatin në 1 me 1.

Ky fillim i shpejtë, me nga një gol në secilen portë krijoi përshtypjen se barazpesha do të vijonte edhe në minutat në vazhdim. Megjithatë, Tirana, falë edhe kualiteteve që ka në skuadër shënon tre herë radhazi me Gjokën, Çeren dhe sërishimi Kacen duke e thyelluar avantazhin në 1 me 4 për bardheblutë.

Një gol i Djepaxhisë në minutën e 17-të duket se rihap takimin, por një minutë para përfundimit të pjesës së parë është Martiri për miqtë që shënon për Tiranën duke i çuar skuadrat në pushimin mes dy pjesëve me avantazhin e bardhebluve, 2 me 5.

Se çfar i ka orientuar trajneri Arben Xhaferi në dhomat e zhveshjes nuk dihet me saktësi, por ajo që u pa me kthimin në fushën e lojës kishte të bënte me një Vllazni krejt tjetër.

Dy gola të shpejtë të Alsid Tafilit në minutat 4 dhe 5, që në këtë ndeshje mbante shiritin e kapitenit për mungesë të Senad Lekajt, e ngushtojnë rezultatin në 4 me 5 për Tiranën.

Këtu fillon spektakli në fushën e lojës duke prodhuar një ritëm të lartë nga të dyja skuadrat. Vllaznia ushtron presion në portën e Tiranës duke kërkuar barazimin, ndërkohë që në të kundër kundrasulmi bardheblu ndëshkon Vllazninë me golin e Kosovës që e çon rezultatin në 4-6

Vllaznia kundrapërgjigjet me Djepaxhinë, i tregol individual në këtë ndeshje duke e ngushtuar diferencën përsëri me një gol, 5-6. Por, nuk vonon që kapiteni bardheblu Kaca, më i miri për skuadrën mike, autori i pesë golave në këtë ndeshje, e thellon përsëri diferëncën në 5-7 dhe më pas edhe goli i Muratit e rritë edhe më shumë në 5-8.

Goli i Gjoklajt për Vllazninë dhe autogoli i Muçës te Tirana e ngushtojnë përsëri rezultatin në 7-8. Por, korigjon Kosova me një gol tjetër në portën e Vllaznisë duke bërë një minutë para fundit të ndeshjes avantazhi bardheblu të jetë 7-9.

Alternativa e fundit e trajnerit Xhaferi është largimi i portjerit Gjergji duke e zëvendësuar me sulmuesin Gjoklaj, veprim taktik që përdoret spesh herë nga skuadrat për të fuqizuar veprimet sulmuese. Dhe, një e tillë jep rezultatin e duhur kur Gjoklaj shënon golin e 8-të për Vllazninë.

30-të sekondat e fundit të krejt ndeshjes luhen të gjitha në portën e Tiranës, ku edhe pse rastet për goin e barazimit ishin të shumta nga ana e Vllaznisë, nuk ka më mundësi për gol, sepse vërshëllima e arbitravbe të ndeshjes, Albano Stolaj dhe Ledio Ziu mbyllin të gjithë takimin duke lënë në fuqi rezultatin 8 me 9 në favor të Tiranës.

(Video) Ndeshja e plotë, Vllaznia-Tirana. Pjesa e parë dhe e dytë, transmetim me koment nga Veriu Sport.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img