Sunday, April 28, 2024

(Video) Kombëtarja, gati për sfidën e dytë miqësore të marsi. Sot, Suedi-Shqipëri, ora 19:00 në “Friends Arena”

Lexo

Kombëtarja e Shqipërisë luan sot ndeshjen e dytë miqësore të planifikuar në muajin mars duke u përballur me Suedinë. Kuqezin kanë mbërritur që prej ditës së djeshme në Suedi, dhe mbrëmjen e djeshme kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Friends Arena”.

Përpara seancës stërvitore, është zhvilluar konferenca zyrtare e pragndeshjes për mediat, ku trajneri Silvinjo dhe mesfushori Ylber Ramadani, kanë folur për gjendjen e skuadrës si dhe pritshmëritë për të marrë rezultat pozitiv.

Në minutat stërvitore që patën në dispozicion, kuqezinjtë nën drejtimin e trajnerit Sylvinjo dhe stafit teknik u stërvitën për më shumë se një orë në stadiumin e ndeshjes. Skuadra ka punuar më shumë me topin, pa ngarkesa fizike dhe gjendja e lojtarëve është paraqitur e mirë.

Ndeshja miqësore, Suedi-Shqipëri luhet sonte ora 19:00 në stadiumin “Friends Arena” .

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img