Thursday, November 21, 2024

Futboll femra-Eleminatoret Euro 2021, Shqipëria shpartallon Qipron 4 me 0

Lexo

Shqipëri-Qipro 4:0

(Shënues: 18’ Jashari, 80’ Doçi(p), 87’ Gjini, 91’ Maksuti

E premte, 27 nëntor 2020, ora 14.00, stadium “Loro Boriçi” Shkodër

Formacioni i Shqipërisë: Rexhepi, Elezaj, Rrahmani(C), Maliqi, Jashari (’62 Levanaj), Bajramaj (’83 Maksuti), Krasniqi (’62 Curraj), Doçi, Hilaj, Gjini, Franja.

Kombëtarja shqiptare e femrave ka arritur ditën e sotme një fitore të rëndësishme 4-0 ndaj Qipros, falë golave të Jasharit, Doçit, Gjinit dhe Maksutit. Në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës, vajzat kuqezi kanë dominuar bindshëm mbi kundërshtarin duke siguruar në këtë mënyrë fitoren e dytë në fushatën e eliminatoreve për Kampionatin Euro 2021. Pjesa e parë ka qënë e gjitha në dominimin e vajzave që në këtë ndeshje janë drejtuar nga Dritan Babamusta, për shkak të mungesës së trajnerit Armir Grima, i cili rezultoi pozitiv në testet e fundit për Covid-19. Pas disa rasteve dhe epërsisë territoriale, vjen goli i Suada Jasharit në minutën e 18-të. Skuadra ka kërkuar me ngulm dhe golin e dytë që do ti jepte siguri por mbyllet gjithçka me perlën e Jasharit, e cila aktivizohet në kampionatin e Kosovës me Mitrovicën. Fraksioni i dytë nis vrullshëm për skuadrën tonë që është dominuese dhe kërkon me ngulm golin e dytë që do ti jepte më shumë siguri. Në minutën e 80-të Megi Doci ka realizuar me saktësi një penallti në favor të skuadrës tonë kuqezi, Shqipëri 2 dhe Qipro 0. Vajzat e kombëtares nuk janë ndalur me kaq pasi kanë shënuar sërish në minutën e 87-të me anë të Gjinit duke e thelluar avanatazhin kuqezi në 3 me 0. Por, nuk mbaron me kaq, sepse në kohën shtesë ka vend edhe për një gol tjetër, dhe përsëri për ngjyrat kuqezi. Autore e këtij goli të kartët është  Maksuti, gol i cili mbyllë të gjithë sfiden me rezultatin e thellë 4 me 0 në favor të Shqipërisë. Pas 7 ndeshjesh, Shqipëria ka grumbulluar 6 pikë me bilanc dy fitore dhe 5 humbje.  Të martën, në datë 1 Dhjetor, Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit eliminatore për Euro2021 ndaj Portugalisë në transfertë.

Në mbyllje të kësaj kronike, ju sjellim edhe urimin që presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka përcolli në rrjetin social FB në adresë të kombëtares së femra për fitoren ndaj Qipros.

Fitorja e pastër e vajzave kuqezi kundër Qipros, me gëzoi pa masë. Ndjehem i lumtur dhe krenar për suksesin e tyre. Një ogur i mirë edhe për të ardhmen. Urime!”, shkruan presidenti Duka në mesazhin e tij.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img