Futboll Femra-Hidhet shorti i Ligës së Kampioneve të Europës. Vllaznia me fat, kalon në turin e dytë pa kundërshtar dhe pret fituesen e çiftit mes kampioneve të Polonisë dhe Hungarisë

Vllaznia, kampionia e Shqipërisë në futboll për femra është me fat. Mes 43 skuadrave pjesëmarrëse të ndara në 11 grupe, për Vllazninë që në bazë të koefiçentit renditej e 12-ta në vazon e parë, shorti për Ligën e Kampioneve të Europës i hedhur mesditën e sotme në Nion të Zvicrës ka përcaktuar që skuadra kuqeblu të kalojë turin e parë direk pa pasur nevojë të ndeshet fare me kundërshtar.

Sipas formulës së UEFA-s, Vllaznia e kualifikuar direct në turirin pasardhës është në pritje të ndeshet me fituesen e çiftit mes kampioneve të Polonisë dhe Hungarisë. Përballjet e grupit në Ligën e Kampioneve, Vllaznia do t’i luajë në Poloni.

Në komunikimin që Veriu Sport pati me presidentin eVllaznisë në futboll femra, Lazër Matija, ai u shpreh i kënaqur me verdiktin e shortit. Sipas tij, skuadra kuqeblu që ai financon me sukses prej vitesh është e përgatitur dhe shumë e motivuar që në këtë pjesëmarrje europiane, Vllaznia të ecë sa më shumë në turet përkatëse.

Falë nivelit dhe cilësisë së shfaqur në fushën e lojës, Vllaznia e Shkodrës tashmë nuk është vetëm një skuadër absolute në kampionatin shqiptar teksa ka fituar plot tetë herë radhazi titullin kampion të Shqipërisë, porn ë të njëjtën kohë nuk është e panjohur edhe në arenën ndërkombëtare. Kujtojnë se sezonet e fundit europiane, skuadra kuqeblu arriti të futej në 32 skuadrat më të mira të Europës, çka është arritja më e madhe e një skuadre shqiptare në pjesëmarrjet e kompeticionit europian. Arritje këto që pritet të përsëriten edhe në këtë edicion, madje, pse jo për të shkuar edhe më tej.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu