Sunday, May 5, 2024

Euro 2020-Sot dy çerekfinalet e para, Zvicër-Spanjë dhe Belgjikë-Itali

Lexo

Pas dy ditëve pushim, emocionet e Euro 2020 rikthehen përsëri sot me dy sfidat e para çerekfinale. E para, ajo në mes Zvicrës dhe Spanjës që starton në orën 18.00 dhe vijon me duelin e orës 21.00, Belgjikë-Itali.

18:00 Zvicër-Spanjë (Shën Petersburg)

Fituesit e dy ndeshjeve epike të raundit të 16-të garojnë në Shën Petersburg për çerekfinalet, por historia është qartë në favor të Spanjës. Të dy skuadrat janë takuar 22 herë, me Zvicrën fituese vetëm një here, në fazën e grupeve të Kupës së Botës FIFA 2010, më pas e fituar nga Spanja. Sidoqoftë, ndeshjet e së hënës dëshmuan se asgjë nuk merret si e mirëqenë në EURO. Spanja u barazua në 5 minutat e fundit nga Kroacia pasi shkoi 3-1, duke fituar vetëm në kohën shtesë, ndërsa Zvicra realizoi një arritje të ngjashme duke barazuar kundër Francës në minutat e fundit të kohës së rregullimit para se të fitonte me penallti. Fitorja e parë në një fazë me eliminim direkt që nga Kupa e Botës 1938, madje edhe e para në një Kampionat Europian. Humbja e fundit e Zvicrës në fazën e nokautit ishte në Shën Petersburg, kur ata humbën 1-0 nga Suedia në raundin e 16 të Kupës së Botës 2018.

Yann Sommer priti dy penallti (të dy kundër Sergio Ramos) në takimin e fundit kundër Spanjës, në Ligën e Kombeve, në Basel më 14 nëntor 2020. Ajo ndeshje përfundoi 1-1 falë golit të Gerard Moreno në minutën e 89-të.

21:00 Belgjikë-Itali (Mynih)

Jo i gjithë raundi i 16-të shkoi sipas parashikimeve, por shumë besuan se këto dy skuadra do të takoheshin në çerekfinale. Belgjika ndërpreu udhëtimin e kampionëve në fuqi, Portugalisë, ndërsa Italia arriti të mundë Austrinë në kohën shtesë, duke barazuar rekordin për golat e shënuar në kohën shtesë (3). Të dy ekipet kanë fituar grupin e tyre dhe janë të vetmet ende të pamposhtura në turne pas eliminimit të Hollandës. Me fitoren ndaj Austrisë, ‘Azzurri’ tani janë 31 ndeshje pa humbje dhe kanë tejkaluar rekordin e kombëtares italiane që kishte rezistuar që nga viti 1939 me serinë e 12 fitoreve radhazi. Nga ana tjetër, Belgjika nuk ka humbur në 13 ndeshje megjithë disa dëmtime që kanë goditur ekipin dhe për të Premten ata do të duhet të merren me mungesat e mundshme të Kevin De Bruyne dhe Eden Hazard.

Si Italia ashtu edhe Belgjika kanë fituar 14 ndeshjet e fundit të Kampionatit Europian, duke përfshirë kualifikueset. Kjo do të thotë që të dy ekipet tani ndajnë rekordin e tyre me vendin pritës të sfidës së sotme, Gjermaninë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img