Shqipëri U16-Skocia U16, 0-1
Formacioni i Shqipërisë U16: Lusia Krraba (GK), Gelda Kadiolli, Imelda Ara, Marina Rushaj, Meri Zekaj, Aishe Sulejmani, Ganie Memetaj, Albana Malaj, Samanta Hysa, Andrea Klleci, Neila Rakipaj.
Janë luajtur sot në “Shtëpinë e Futbollit“ takime e dyta të turneut “UEFA Development” U-16 për vajza. Ky turne organizohet në vendin tonë nga FSHF në bashkëpunim me UEFA-n dhe marrin pjesë Kombëtaret e Shqipërisë, Kosovës, Skocisë dhe Portugalisë.
Shqipëria e vajza u mund në ndeshjen e dytë ndaj Skocisë me rezultatin minimal 0-1.
Trajnerja Cyme Lulaj e nisi me këtë formacion titullar sfidën ndaj Skocisë: Lusia Krraba (GK), Gelda Kadiolli, Imelda Ara, Marina Rushaj, Meri Zekaj, Aishe Sulejmani, Ganie Memetaj, Albana Malaj, Samanta Hysa, Andrea Klleci, Neila Rakipaj.
Pavarësisht humbjes, Shqipëria e vajzave U-16 zhvilloi një ndeshje të mirë përballë Skocisë. Pjesa e parë e takimit u mbyll në barazim 0-0, ndërsa në fraksionin e dytë kuqezezat pësuan një gol në minutën e 72-të.
Shqipëria u mundua të reagonte dhe i shkoi shumë pranë golit të barazimit në minutën e 79-të, por topi u ndal në tranversë.
Edhe në minutat shtesë (90+1), Shqipëria ishte sërish shumë pranë barazimi, por goditja nga distanca u ndal në tranversë. Pavarësisht përpjekjeve të shumta për të barazuar sfidën, vajzat e Skocisë administruan avantazhin dhe takimi u mbyll 0-1.
Shqipëria e vajzave U-16 do të luajë ndeshjen e fundit në turneun “UEFA Development” të premten ndaj Portugalisë në orën 14:30.
Po sot në “Shtëpinë e Futbollit” u luajt ndeshja Portugali-Kosovë. Kjo sfidë përfundoi me fitoren e vajzave të Portugalisë 2-0.
Kalendari dhe rezultatet e ndeshjeve në turneun “UEFA Development“ U-16 për vajza:
11 mars
Skoci U-16 – Portugali U-16, 1-1 P(4-2)
Shqipëri U-16 – Kosovë U-16, 0-6
13 mars
Portugali U-16 – Kosovë U-16, 2-0
Shqipëri U-16 – Skoci U-16, 0-1
15 mars
Shqipëri U-16 – Portugali U-16, 14:30 “Shtëpia e Futbollit”, Tiranë
16 mars
Kosovë U-16 – Skoci U-16, 11:30 “Shtëpia e Futbollit”, Tiranë