Sunday, December 1, 2024

(Video) Arben Xhaferi, drejtori-trajner i Vllaznisë futsal, i kënaqur për fitoren ndaj Flamurtarit: “Falenderoj tifozërinë shkodrane për mbështetjen ndaj skuadrës”

Lexo

 

Në organikë është drejtor sportiv i KF Vllaznia Futsal, por Arben Xhaferi, prej disa javësh po kryen edhe detyrën e trajnerit të kësaj skuadre duke pasë parasysh largimin e ish trajnerit Bujar Celufaj, i cili ka kaluar tek Akademia Vllaznia.

Një detyrë, që për hirë të së vertetes, Arben Xhaferi po e kryen në mënyrën më të mirë, gjë që po vertetohet edhe në rezultatet pozitive që Vllaznia e futsallës po realizon në ndeshjet e kampionatit.

E tillë ishte edhe fitorja e fundit e realizuar ndaj Flamurtarit, ku Vllaznia fitoi me rezultatin 5 me 3. Në prononcimin  e dhënë menjëherë pas ndeshjes, ngacmimi i gazetarëve, kishte të bënte pikërisht me postin e trajneeit, që mesa duket po i pëlqen më shumë sesa ai i drejtorit, për të cilën Xhaferi përgjigjet:  “Më tepër po më pëlqen ky spektator që na kënaqi sot, po më pëlqen edhe skuadra. Tanë falenderimet i shkojnë spektatorëve, pasi ishte ai që sot i dha shtysën më të madhe drejt fitores, gjithashtu edhe djemtë në fushë treguan se ne e kemi marrë seriozisht këtë kompeticion.”

Në vijim, duke folur për sfidën me Flamurtarin, Xhaferi shprehet i kënaqur për fitoren, aq më tepër që u arrit ndaj një skuadre rivale.

Ndërkohë, sa i takon pjesëstarëve të skuadrës, drejtori-sportiv, Arben Xhaferi, vlerëson titullarët, Lekaj, Tafili, Djepaxhia, pa lënë mënjanë edhe ardhjen më të re në skuadër, Besfort Gjoklaj, i cili në sfidën kundër vlonjatëve, 3 nga 5 golat e Vllaznisë i shënoi.

(Video)  Prononcimin e plotë të drejtorit-trajner të Vllaznisë Futsal, Arben Xhaferi mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img