Tuesday, November 26, 2024

Futboll Femra-Shorti për Kupën Botës 2023/ Shqipëria në grupin F së bashku Kosovën, Norvegjinë, Belgjiken, Poloninë dhe Armeninë

Lexo

Kombëtarja shqiptare e femrave ka njohur këtë të premte kundërshtarët e saj për kualifikueset e kampionatit Botëror “Australi-Zelandë e Re 2023”. Në shortin e hedhur në Nion të Zvicrës, Shqipëria është shortuar në grupin F, ku do të ketë përballë 5 skuadra. Kundërshtaret e vajzave tona në këto eliminatore do të jenë: Norvegjia, Belgjika, Polonia, Kosova dhe Armenia.

Fushata eliminatore do të nisë në muajin shtator të këtij viti dhe do të përfundojë në shtator të vitit 2022. Ndeshjet do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, ku 9 vendet e para do të kualifikohen direkt, ndërsa dy vendet e mbetura do të kalojnë në fazën play-off, që do të zhvillohet në muajin tetor 2022.

Ndërkaq, së shpejti do të jetë gati edhe kalendari i ndeshjeve të vajzave kuqezi dhe datat kur do të luhen sfidat. Bëhet fjalë për një moment historik të futbollit të femrave, pasi për herë të parë Shqipëria është ngjitur në vazon e katërt, sipas klasifikimit të fundit të UEFA-s, ku renditet në vendin e 33-të, duke lënë pas shtete si Izraeli, Maqedonia e Veriut, Turqia Mali i Zi, etj.

Në të njëjtën vazo me Kombëtaren tonë ishin edhe Sllovakia, Maqedonia e Veriut, Islanda, Greqia, Hungaria, Bjellorusia, Kroacia dhe Azerbajxhani.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img