Saturday, April 20, 2024

Futboll Moshat-Superiore U-15/Vllaznia mund rivalen Internacional Tirana 3-1 dhe kryeson kampionatin me 30 pikë

Lexo

Vllaznia-Internacional Tirana  ishte ndeshja kryesore e Javës së 20-të të Kampionatit Kombëtar të Futbollit të Moshave të Kategorisë Superiore U-15. Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Edmond Doçi vinin në këtë ndeshje si kryesues të Grupit A me 27 pikë, ndërsa miqtë nga Tirana me një pikë pak. Sfidë kjo që do të përcaktonte shumë për ecurinë e dy pretendenteve kryesore për fitimin e titullit kampion, sepse një fitore e Internacional Tirana do të bënte rrokadë në krye me Vllazninë.

Emocionet e këtij ballafaqimi janë shtuar akoma më shumë kur ekipi i Internacional Tirana shënon i pari me anë të Patushit në minutën e 21-të duke e mbyllur pjesën e parë me avantazhin e tyre 0-1.

Por, pas pushimit mes dy pjesëve, lëvizjet në formacion por edhe në taktikë të trajnerit Doçi japin efektin e duhur. Në këtë mënyrë vijnë njëri pas tjetrit edhe golat kuqeblu, fillimisht me Likën në minutën e 52’, për të vijuar më pas me Qokthin dhe Uruçin në minutat 63’ dhe 66’. Me këto tre gola, Vllaznia U-15 përmbys disavantazhin nga 0-1 në 3 me 1 në favor të saj duke dalë fituese me meritë e të gjithë ndeshjes.

Në takimet e tjera të kësaj jave për Grupin A U-15, Akademia Shqiponja u mund në shtëpi nga Brians me rezultatin 1-2. Me të njëjtin rezultat, 1-2, u mundën në shtëpi edhe Laçi dhe Besa, respektivisht ndaj Partizanit dhe Tiranës, ndërkohë që Akademia e Futbollit Tirana-Shënkolli e mbyllën në barazim 2-2 ballafaqimin mes tyre.

Pas javës së 20-të tabelën e klasikimit të Kampionatit Kombëtar të Moshave-Superiore U-15 e kryeson Vllaznia me 30 pikë, në vend të dytë është Internacional me 26, Tirana e treta me 22 pikë dhe Partizani i katërti me 19 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img