Saturday, April 20, 2024

Futboll Superiore-Java e 31-të/Paralajmërohen ndryshime në krye dhe në fund të renditjes

Lexo

Me kalendarin që ka në dispozicion, Java e 31-të e Kampionatit Kombëtar të Futbollit për Kategorinë Superiore mund të quhet me të drejtë si java e ndryshimeve, qoftë për kreun si dhe fundin e renditjes. Faza e katërt e Kategorisë Superiore ka ndryshuar rregullisht skuadrën në krye të klasifikimit dhe nuk përjashtohet mundësia që kjo të ndodh dhe në javën e 31-të, ndeshjet e së cilës do të luhen të dielën dhe të hënën.

Dhe, pikërisht e hëna është ajo pritet të fiksojë ndryshimet e mëdha, sepse Vllaznia do të presë në “Loro Boriçi” skuadrën e Teutës, e cila u rikthye në vendin e parë vetëm katër ditë pasi e kishte humbur atë. Tani shkodranët, me vetëm dy pikë larg, duan të kthejnë reston me një fitore, që do të sillte kryesimin, për më tepër që humbja do i jepte një goditje të rëndë shpresave për titull. Ndërkohë, duhet ruajtur kontakti dhe me Partizanin, që është një pikë mbi shkodranët e një pas durrsakëve dhe ka një ndeshje në shtëpi për të luajtur, atë me Apoloninë.

Ndërkohë, edhe Laçi që ashtu si Teuta, Vllaznia e Partizani është në garën e titullit, pas barazimit me të kuqtë do të presë Kukësin dhe objektivi është marrja e tri pikëshit. Vetëm se bardhezinjtë do të gjejnë përballë një kundërshtar, që në tri ndeshjet e fundit ka pësuar tetë gola dhe në këtë këndvështrim do të kërkojë kthesën.

Krahas kryendeshjes, Vllaznia-Teuta, që do të luhet në orën 18.00 për duelin e kreut të renditjes, të hënën ka edhe beteja të tjera të tjera po aq interesante, që do të paraprihen në fakt nga sfidat e mbijetesës, me Kastrioti-Skënderbeu, që do të vendosë shumë për javët e mbetura. Ndërkohë, që Partizani për kreun dhe Apolonia për mbijetesë luajnë në të njëjtin orar me çftin Vllaznia-Teuta. Një ndeshje që për të kuqtë mund të konsiderohet e lehtë në letër, por nuk duhet harruar mesjava kur fierakët mundën Kastriotin me rezultatin 2 me 1.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img