Thursday, May 16, 2024

Futboll Femra- Surpriza e javës së 18-të, Murlani mund Tiranën, Vllaznia vazhdon të fitojë dhe të kryesojë kampionatin

Lexo

Është rikthyer pas një shkëputje rreth 10 ditore për shkak të ndeshjeve të kombëtares kuqezi, Kampionati Kombëtar i futbollit femra për kategorinë e Superligës. Në ndeshjet e javës së 18-të, ajo çfar ka spikatur më shumë ka qënë rezultati i arritur në fushën sportive të Barbullushit të qarkut Shkodër, ku ekipi vendas KF Murlani ka mundur ekipin kryeqytetas, Tirana.

Një rezultat surprizë është konsideruar nga opinioni sportiv kombëtar, pasi kemi të bëjmë me humbjen e parë sezonale që të Tiranës që ia shkakton një skuadër që nuk ka më shumë se një vit që është formuar. Por, nga ana tjetër, për teknikun murlanas, Parmeza, rezultati i arritur nga Tiranës nuk ka pse të quhet surprizë. Sepse, siaps tij, Murlani, sidomos në fazën e dytë kur skuadra u përforcua me futbolliste nga Brazili, është një skuadër që përpos Vllaznisë absolute, me të tjerat është e barabartë dhe në garë për tre vendet e para.

Merita shkon për trajnerin Arben Parmeza, i cili me ndihmën edhe të presidences Rraboshta, në pak kohë arriti të ngrejë Murlanin në nivelet e një skuadre pretendente për tre vendet e para të kampionatit. 3-1 në favor të Murlanit ka përfunduar kjo ndeshje. Verioret realizuan dy gola që në pjesën e parë të ndeshjes, ndërsa me nisjen e pjesës së dytë shënojnë edhe golin e tretë, teksa për kryeqytetaset, golin e vetëm e realizoi Goro në minutat shtesë të kohës së rregullt.

Ndërkohë, për kampionen në fuqi, Vllaznia, fitorja javë pas jave është si një “detyrë shtëpie”. Këtë javë mundi Lushnjën 4 me 0, me 4 gola njëri më i bukur se tjetri me protagoniste të mirënjohuren, Megi Doçi. Fitore kjo që vazhdon ta mbajë Vllanzinë në krye të tabelës së klasifikimit, e sigurt drejt titullit kampion, që për nga radha ëqshtë i teti ardhazi.

Nga ana tjetër, Partizani fitoi në Korçë me shifrat e thella 1-6, duke marrë një tre pikësh mjaft të vlefshëm që i rendit në vendin e katërt në kampionat. Pjesa e parë u mbyll me barazimin 1-1, teksa në fraksionin e dytë, të kuqet e kryeqytetit shpërthyen duke realizuar 5 gola me Begallon, Locin e Levenaj.

Në ndeshjen tjetër të javës, Teuta mundi me shifrat minimale 1-2 në Kamëz Tirana AS, duke i shpëtuar fundit të tabelës e duke u ngjitur në vendin e shtatë në grup.

Sfida tjetër e javës, Atletik Club – Kinostudio do të luhet në një ditë tjetër që do të përcaktohet nga Departementi i Garave në FSHF, pasi skuadra shkodrane Atletik Club Shkodra k qënë e angazhuar këto ditë me Turneun Ndërkombëtar të Italisë. Ndërsa Apolonia ka qenë pushim këtë javë, sipas kalendarit të paracaktuar në fillim të këtij edicioni.

Rezultatet e ndeshjeve të javës së 18-të:

Vllaznia 4-0 Lushnja

Murlani 3-1 Tirana

Skënderbeu 1-6 Partizani

Tirana AS 1-2 KF Teuta

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img