Java e 17-të e Kampionatit Kombëtar të futbollit për femra, vjen me një lajm të veçantë për opinionin sportiv shkodran, kombëtar dhe më gjërë në arenën ndërkombëtare. Bëhet fjalë për një super rekord që Vllaznia e futbollit femra kishte fiksuar në 16 javë kampionat.
16 ndeshje, 16 fitore, 122 goloa të shënuar dhe asnjë të pësuar, ishin shifrat e fiksuara nga Vllaznia e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka. Dhe, lajmi vjen pikërisht në javën e 17-të, kur ditën e sotme Vllaznia pëson golin e parë në kampionat.
Ka ndodhur kjo në sfidën Apolonia-Vllaznia, takim i luajtur pasditen e sotme në Fier, dhe merita i takon Valentina Trokës së Apolonisë, e cila shënon golin e parë në këtë kampionat në portën e Vllaznisë. Megjithatë, me dy golat e shënuar nga Megi Doçi dhe Arlinda Kodra, Vllaznia merr tre pikët e plota në këtë ndeshje duke shkuar në kuatën e 51 pikëve duke vijuar të kryesojë kampionatin m 3 pikë më shumë nga Tirana, e cila nga ana e saj fitoi sot thellësisht 10-1 ndaj Skënderbeut me golat e shënuar nga Kodra, Coka (2), Mbrati, Zarka (2), Alijaj, Metalla e Vishkulli (2) për Tiranën, ndërsa për Skënderbeun realizoi Kejsi Potomi.
Në ndeshjet e tjera u arritën këto rezultate: Teuta 0–7 Partizani, Laçi 4–0 Lushnja, Kinostudio 5–0 Kukësi
Java e fundit e kampionatit, ajo e 18-ta përballë dy skuadrat kryesuese, Vllaznia e vendit të parë me 51 pikë dhe Tiranën e vendit të dytë me 48 pikë, takim ky që pritet të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, aty ku edhe një barazim i mundshëm e shpallë Vllanzinë kampione të Shqipërisë për herë të 10-të radhazi, që do të thotë edhe vendosja e yllit në fanelë.
Ndeshjet e javës së 17-të:
Tirana 10–1 Skënderbeu
Teuta 0–7 Partizani
Laçi 4–0 Lushnja
Kinostudio 5–0 Kukësi
Apolonia 1–2 Vllaznia
Renditja aktuale
Vllaznia 51 pikë
Tirana 48 pikë
Apolonia 36 pikë
Partizani 31 pikë
Kinostudio 27 pikë
KF Laçi 22 pikë
KF Teuta 15 pikë
Skënderbeu 3 pikë
Kukësi 0 pikë
Lushnja 0 pikë