Wednesday, April 24, 2024

Futboll Femra-Vllaznia shpartallon Laçin 12-0 dhe vazhdon të kryesojë e vetme kampionatin

Lexo

Vllaznia-Laçi  12-0

(Shënuese: Luçie Gjini 2’, Megi Doçi 11’, 26’, 30’, 43’, 50’, 66’, 69’, 77’, Esmeralda Franja 60’, 64’, 66’)

Laçi: Markaj, Caka, Kurbasha, Krasniqi, K. Ndoci, Shpella, Kuraj, Reshiti, Gerbeti.(U aktivizua: Gerbeti). Trajner: Elis Legata.

Vllaznia: Raxhimi, Vuksani, Aliaj, M. Ndoci, Mustafaj, Doçi, Franja, Gjini, Gjergji, Vrucaj, Kodra, Boci.(U aktivizuan: Synaj, Shporaj). Trajner Elis Legata.  

Pas një ndërprerje disa javore për shkak të ndeshjeve të vlefshme për Kupën e Shqipërisë dhe grumbullimit shtatë ditor të Kombëtares në Ulqin, është rikthyer faza e dytë e Kampionatit Kombëtar të futbollit të femrave.

Ndeshja e parë e javës së parë të fazës së dytë, apo e dhjeta sipas radhës, ishte ajo e luajtur në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës, në mes Laçit dhe Vllaznisë. Një ndeshje, që në fakt, sipas kalendarit të FSHF-së, duhej të luhej në Laç, pasi skuadra kurbinase ishte pritëse, por duke qënë se skuadra laçjane përfaqësohet me të gjitha futbollistet shkodrane, përfshirë edhe trajnerin Elis Legata nga Shkodra, me mirëkuptim mes dy skuadrave, ndeshja në fjalë është luajtur në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës.

Autoriteti dhe potenca e skuadrës kampione të Vllaznisë së drejtuar nga trajneri Nikolin Leka, por edhe niveli modest i kundërshtarit, ka bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me fitoren e thellë të Vllaznisë me rezultatin 12 me 0.

Me një gol që në start të ndeshjes nga Luçie Gjini dhe më pas edhe me katër të tjerë me autore të zakonshmen, Megi Doçi, Vllaznia e mbyllë pjesën e parë me avantazhin 5-0.

Skuadra kuqeblu vazhdon të shënojë edhe në pjesën e dytë, madje më shumë se edhe në të parën. Do të jetë Megi Doçi që do të shënojë edhe katër herë të tjera duke e çuar në 8 numrin e golave personal në këtë ndeshje. Duke i shtuar edhe 3 golat e kapitenes Esmeralda Franja të kësaj pjese, e gjithë ndeshja mbyllet me rezultatin e thellë 12 me 0 për Vllazninë.

Me këtë fitore ndaj Laçit, Vllaznia shkon në kuotën e 30-të pikëve duke vijuar të kryesojë kampionatin kombëtar. Ndeshjet e tjera të javës së dhjetë të kampionatit luhen që të gjitha nesër, por pavarësisht nga rezultatet e tyre, Vllaznia do të vijojë të jetë në vendin e parë të tabelës së klasifikimit, sepse Tirana dhe Apolonia që mbajnë vendin e dytë dhe të tretë, kanë aktualisht nga 24 dhe 21 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img