Friday, April 26, 2024

Futboll Kategoria e Dytë-Pepa: KF Murlani, udhëton në Shënkoll, vetëm për fitore! Trajneri murlanas, i gëzohet rikthimit të titullarëve, Djepaxhia dhe Lekaj.

Lexo

Kategoria e dytë e futbollit shqiptar, luan nesër ndeshjet e javës 14-të. Në duelet e kësaj jave, spikat ai i grupit A, Shënkolli-Murlani. Nisur nga rezultatet negative të javëve të fundit, për të dyja skuadrat, objektivi kryesor është fitorja. Dy ditë më parë, ishte drejtori sportiv i KF Shënkolli, Kristian Lini që duke folur për Veriu Sport, deklaroi objektivin e fitores për ekipin e tij. Ndërkohë, nga kampi murlanas, sot ka ardhur prononcimi i trajnerit, Vahedin Pepa, i cili ai nga ana e tij, deklaron të njëjtën gjë. Që do të thotë, se kur dy skuadra futen në fushën e lojës me objektiv fitoren, pritet që publiku i pranishëm, ai vendas, por edhe ato që do të udhëtojnë nga Barbullushi, të shijojë një ndeshje interesante dhe me luftë të fortë sportive në fushën e lojës.

Duke u ndalur tek KF Murlani, një nga skuadrat më të reja të kategorisë së dytë, e cila nën drejtimin e presidencës së vëllezërve, Përparim dhe Bledar Rraboshta, ka objektiva që shumë shpejt të bëhet pjesë e kategorive të larta të futbollit shqiptar, për këtë sezon futbollistik është e kënaqur të vijojë qëndrimin në Ligën e Dytë, ndërkohë që për sezonin e ardhshëm të sulmojë kreun e renditjes për t’u kualifikuar në kategorinë e parë.

Për trajnerin Vahedin Pepa, pozitive për Murlanin në ndeshjen e nesërme me Shënkollin, janë dy rikthimet shumë të rëndësishme të titullarëve, Djepaxhia dhe Lekaj, futbollistë këto që më herët kanë luajtur edhe në Superligë.

“Ndeshja ndaj Shënkollit është një ndeshje shumë e fortë, por edhe shumë deçizive për ecurinë tonë. E vlersoj ekipin e Shënkollit, ka ekip të mirë dhe me përvojë në këtë kategori, por ne shkojmë të bëjmë më të mirën tonë dhe objektivi jonë është fitorja.  Grupi është i plotë dhe janë rikthyer pas dëmtimeve Djepaxhia dhe Lekaj, po ashtu dhe përvoja e Hases, Hiles, Kaçubeles dhe Sekes, janë një plus i madh për ne. Gjthashtu, edhe forca e të rinjëve si Çaku,Temja, Çomo dhe brazilianët që janë pjesë e ekipit tonë, do të na ndihmojnë të arrijmë rezultatin e dëshiruar.”, shprehet për Veriu Sport, trajneri i Murlanit, Vahedin Pepa.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img