Futboll Femra- Vllaznia U17, pranë titullit kampion! Vajzat kuqeblu të drejtuara nga trajnerja Paula Jaku fituan 8-0 gjysmëfinalen me Elbasanin duke siguruar finalen e Play-Off Superliga U17

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia – Elbasani 8-0(Shënuese: Ecrin Ileri(3), Aldisa Kronaj(2), Megi Faslija, Egla Hoxha, Eglisa Hardhija) 

Jo vetëm ekipi i parë, por edhe Vllaznia U17, është kandidate kryesore për fitimin e titullit kampion.

Pas një sezoni fantastik duke vijuar të kryesojë kampionatin e Superligës së vajzave U17, vajzat kuqeblu të drejtuara nga trajnerja Paula Jaku kaluan me sukses gjysmëfinalen e fazës Play-Off  duke mundur me rezultat të thellë 8 me 0 Elbasanin.

Ndeshja e luajtur sot prej orës 14:00 në fushën sportive “Shtëpia e Futbollit” në Tiranë, mjedis i Federatës Shqiptare të Futbollit u dominua tërësisht nga ekipi kuqeblu

Pjesa e parë e kësaj gjysmëfinaleje u mbyll 4 mr 0 për Vllazninë, me dopietën golat e shënuar nga Ecrin Ileri, dopieta e Aldisa Kronaj(2) dhe Megi Faslija.

Në pjesën e dytë, vijë edhe katër gola të tjerë, dopieta e Ilerit që e çon në 3 numrin e golave të saj personal në këtë ndeshje, për të vijuar me Egla Hoxhën dhe Eglisa Hardhinë.

Përfundimisht, 8 me 0 për Vllaznië që kualifikohet me lehtësi në finalen e fazës Play-Off duke pritur emrin e ekipit kundërshtar, i cili pritet të dalë nga dueli tjetër gjysmëfinale, Apoloniua-Partizani, takim I cili ashtu si çifti tjetër gjysmëfinale, Vllanzia-Elbasani do të luhet prej orës 17:00 të pasdites së sotme, në fushën sportive, “Shtëpia e Futbollit”-FSHF.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Dinamo hedh një hap të madh drejt finales së “Final-Four” pasi mposhti 2-0 Vllazninë në ndeshjen e parë mes dy skuadrave

Vllaznia-Dinamo 0-2 Golat:Malomo 77,Xhejms 94 Vllaznia:Pohls,Gurishta,Gjini,Bajrami,Mala(Tafili 81),Krymi,Qato(Sala 77),Kallaku(Dros 77),Jago,Murataj(Balaj 59),Balaj Trajner:Edi Martini Dinamo:Kiri,Ismaili,Dita(Gudjabi 46),Aliji,Loran(Berisha 46),Beqja(Meksi 90),Malomo,Qardaku(Xhejms 77),Vila,Guindo(Mustafa 83),Nani Trajner:Renaldo Kalari Gjyqtarë:Florjan Lata(Durrës),Ilir Tartaraj(Fier),Erind...
- Advertisement -spot_img