Kategoria e Tretë-KF Shkodra mund Dinamon “B”, “dhuratë” për Vllazninë “B” që siguron vendin e parë dhe kalimin në të Dytën, një javë para mbylljes së Kampionatit

Lexo

- Reklamë -spot_img

KF Shkodra-Dinamo “B”  1-0(Shënues: Sajmon Hoxha 34’)

Kampionati Kombëtar i Futbollit për Kategorinë e Tretë ka ardhur në javën e fundit tij. Një javë ku emocionet më të shumta i kishte të përqëndruara në luftën e kreut, aty ku Vllaznia dhe Dinamo kanë rivalizuar gjatë të gjithë sezonit për të marrë vendin e parë në grupin A dhe për të fituar të drejtën e kualifikimit në Kategorinë e Dytë.

Kuqeblutë e Vllaznisë “B” të drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi dhe kolegu i tij Ersi Çaku, kryesues me 41 pikë, ndeshjen e fundit e kanë në kalendar ta luajnë të shtunën në transfertë me Bulqizën, e cila është e treta në renditje me 28 pikë.

Dinamo “B”, e dyta në renditje me 38 pikë, ndeshjen e fundit e luajti sot në transfertë me KF Shkodrën e vendit të shtatë me 16 pikë.

E gjithë vemendja e sotme ishte tek Dinamo “B”, ku me një fitore të mundshme shkonte në kuotën e 41 pikëve duke u barazuar me Vllazninë B në krye të renditjes.

Që do të thotë se nëse do të ndodhte kështu, Bulqiza kishte në dorë fatin e Vllaznisë “B”, së cilës i mjaftone edhe barazimi për të marrë biletën e kategorisë së dytë.

Por, këtyre hamendësive i ka dhanë fund KF Shkodra, që nën drejtimin e trajnerit Denis Zmijani dhe kolegut të tij Rudi Piraniqi sfidoi Dinamon pretendente duke e mundur me rezultatin 1 me 0, falë golit të shënuar në minutën e 34-të nga Sajmon Hoxha.

Fitore kjo e realizuar pasditen e sotme në fushën sportive të Shtojit(Shkodër), ku KF Shkodra që ia bën “dhuratë” skuadrës tjetër të qytetit verior, Vllaznisë “B”, e cila që prej pasdites së sotme është zyrtarisht e para e grupit A duke siguruar një javë para mbylljes së kampionatit kualifikimin në Kategorinë e Parë.

Në këtë mënyrë, ajo që konsiderohej të ishte një ndeshje luftarake për të vendosur fatin e vendit të parë, Bulqiza-Vllaznia “B” pritet të jetë e qetë, të paktën për kuqeblutë, të cilët që sonte kanë nisur festimet e arritjes së objektivit të vendit të parë, festime të cilat do të kulmojnë nesër pas përfundimit të ndeshjes, në stadiumin e Bulqizës.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img