Sunday, September 29, 2024

Futboll-FSHF/Superiorja nis më 18 gusht 2024. Të hënën hidhet shorti në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”

Lexo

Kalendari i kampionatit të “Kategorisë Superiore 2024-2025” dhe ai i “Kategorisë së Parë 2024-2025” do të zbardhen ditën e hënë, teksa në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” do të hidhet shorti për edicionin e ri të këtyre dy kampionateve.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se shorti për edicionin e 86-të të kampionatit Kategoria Superiore dhe Kategorisë së Parë do të hidhet ditën e hënë më datë 15 korrik,duke nisur nga ora 12:00.

Kampionati Kategoria Superiore do të nisë më datë 18 gusht 2024 dhe është planifikuar të mbyllet në muajin maj 2025. Ndërsa kampionati i “Kategorisë së Parë” është programuar të nisë më 24 gusht dhe të mbyllet më 19 prill 2025.

Në kampionatin Kategoria Superiore këtë sezon marin pjesë këto skuadra:Egnatia,Partizani,Skënderbeu,Vllaznia,Tirana,Teuta,Dinamo,Laçi,Elbasani dhe Bylis.

Ndërsa në kampionatin e Kategorisë së Parë do të marrin pjesë këto skuadra:Flamurtari,Vora,Erzeni,Kukësi,Apolonia,Korabi,Kastrioti,Burreli,Lushnja,Besa,Pogradeci dhe Valbona.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img