Thursday, July 18, 2024

(Video) Valur-Vllaznia, sot ora 21:00 në Rejkjavik-Islandë. Brdaric fikson 11-shen e parë

Lexo

Vllaznia starton sot me ndeshjet europiane, kur në kuadrin e kompeticionit Europa Conference League, do të ndeshet me skuadrën islandeze, Valur të Rejkjavikut.

Të gjendur prej dy ditësh këtu në Rejkjavik, kuqeblutë kanë konsumuar pasditen e djeshme seancën e fundit stërvitore në stadiumin ku do të luhet ndeshja, ndsrkohë që  përpara stërvitjes, trajneri Thomas Brdaric dhe kapiteni Bekim Balaj, janë paraqitur në konferencën e shtypit të pragndeshjes.

Referuar situatës brenda skuadrës, me përjashtim të sulmuesit Ildi Gruda që si rezultat i një dëmtimi i ndoqi seancën stërvitore në tribunë, pjesa tjetër e skuadrës është e gjitha e gatshme për sfidën e sotme.

Me aq sa u pa gjatë procesit stërvitor, tekniku Brdaric pritet të hedhë në fushën e lojës formacionin me te cilin luajti në miqësoren e fundit të zhvilluar në Bosnje.

Që do të thotë se në portë do të Qarri, në prapavijë, Gurishta dhe Bajrami në krah, Stojanovic dhe Juric në qëndër. Mesfusha përbëhet me Krymin, Qaton dhe Deliun, ndërsa Bekim Balaj është në majë të sulmit i mbështetur në krahë nga Mala dhe Kahremanovic.

Për t’u theksuar është se dita e sotme në Rejkjavik po shoqërohet me reshje shiu, të cilat pritet të jenë të pranishme edhe në orarin e ndeshjes, e cila nis në orën 21:00 me orën shqiptare dhe 19:00 me atë lokale.

Gaspër MARKU-Rejkjavik-Islandë

11 korrik 2024

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img