Thursday, July 18, 2024

RTSH dhe KOKSH firmosin bashkëpunimin

Lexo

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Radio Televizioni Shqiptar kanë firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit. Gjithçka është bërë nga presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, dhe drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, Alfred Peza. Në një vizitë gati dyorëshe në zyrat e Komitetit Olimpik drejtori i përgjithshëm i RTSH, Alfred Peza, është njohur me platformat online të institucionit më të lartë të olimpizmit shqiptar. Jo vetëm kaq, por ka parë nga afër zyrat e medias së Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, si dhe projektet për zhvillimin e studiove të reja televiziove.

Më tej akoma, drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar ka parë dhe palestra e mundjes dhe të peshëngritjes dhe në fund ka thënë një “Bravo” të madhe për gjithçka të organizuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar. Por sa e rëndësishme është kjo marrëveshje me Radio Televizionit Shqiptar për Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar?

“Ne kemi bërë shumë marrëveshje gjhatë këtyre tre viteve në drejtimin e Komitetit Olimpik, por e them me bindje se kjo është një nga marrëveshjet më të rëndësishme që KOKSH bën sot me RTSH. Kjo do të ketë një ndikim shumë më të madh seç kemi ne në rrjetet sociale”.

Lojërat Olimpike “Paris 2024” janë një ekskluzivitet i Radio Televizionit Shqiptar, dhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar do të ofrojë gjithçka direkt nga sportistët shqiptarë dhe kosovarë nga Parisi, të cilat më pas do të transmetohen nga Radio Televizioni Shqiptar. Por si do ta ndihmojë RTSH, Komitetin Olimpik?

“RTSH ka një shpërndarje të sinjalit në 100% të popullsisë dhe në 98% të territorit dhe kjo është ndihma e parë e madhe për ta çuar lëvizjen olimpike, frymën olimpike, flakën olimpike në të gjithë territorin e vendit. Besoj kjo është pika e parë. Pika e dytë është bashkëpunimi me KOKSH, që vjen në një moment ku dhe RTSH është në ndryshim, është në lëvizje, duke punuar për të bërë RTSH e gjeneratës së ardhshme, nën frymën që po punohet dhe në KOKSH, por dhe në klasat sportive, në të gjitha grupet që janë përfshirë në frymën e re olimpike të Shqipërisë. Nga ana tjetër, momenti i parë më i rëndësishëm i bashkëpunimit të menjëhershëm, konkret, të kësaj marrëveshje do të jenë Lojërat Olimpike, ‘Paris 2024’”.

A e ndihmon kjo marrëveshje zhvillimin më tej të shumësportëshit shqiptar? I pari i olimpizmit shqiptar dha këtë përgjigje.

“Mendoj se ne mund të bëjmë gjithçka, mund të punojmë, por po qëndruam secili brenda zyrës, atëherë nuk kemi bërë asgjë. Ne, duke qenë të pranishëm në rrjetet sociale, duke qenë në RTSH, jep sigurinë se do i japim opinionit publik të vërtetën se çfarë ndodh me sportin shqiptar”.

Në këtë mënyrë është insitiucionalizuar bashkëpunimi mes Radio Televizionit Shqiptar dhe Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, i cili televizionin e të gjithë shqiptarëve e sheh tanimë si partnerin zyrtar të të gjitha aktiviteteve sportive.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img