Thursday, May 2, 2024

Futboll Kategoria e Dytë-Java e katërt e grupit A. Spikasin duelet Besëlidhja-Naftëtari dhe Veleçiku-Iliria

Lexo

Kategoria e dytë e futbollit shqiptar luan sot dhe nesër ndeshjet e javës së katërt të Kampionatit Kombëtar. 6 çiftet e grupit A i luajnë sot ndeshjet e tyre, ndërsa duelet e grupit B janë planifikuar të luhen të dielën.

Në përballjet e sotme, vemendjen kryesore e kanë marrë dy ndeshjet që do të luhen në Lezhë dhe Koplik, Besëlidhja-Naftëtari dhe Veleçiku-Iliria.

Në sfidën e parë, lezhjanët e drejtuar nga trajneri Dritan Smajli, të cilët në renditje janë një vend më supër se Naftëtari, kërkojnë patjetër tre pikët e plota për t’u ngjitur në tabelë, pasi në ndeshjet e mëparshme rezultatet nuk kanë qënë ato të duhurat.

Tre pikë kërkon edhe Veleçiku i Koplikut, që këtë sezon futbollistik drejtohet nga trajneri Besnik Duli. Një objektiv ky pak i vështurë për t’u realizuar, pasi sot kanë përballë Ilirinë e mirë investuar për një skuadër që synon kualifikimin në kategorine e parë.

Kalendari i ndeshjeve të javës së katërt të Kategorisë së Parë, grupi A

BESËLIDHJA – NAFTËTARI 14:00

VELEÇIKU – ILIRIA 14:00

TËRBUNI – ALBANËT 14:00

ADRIATIKU – VALBONA 14:00

GRAMSHI – SHËNKOLLI 14:00

SOPOTI – MURLANI 14:00

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img