Kategoria e dytë e futbollit shqiptar luan sot ndeshjet e javës së tretë. Në grupin A ku luajnë edhe skuadrat e veriut, takimi më interesant është ai në mes Veleçikut të Koplikut dhe Murlanit që përfaqëson Bashkinë Vau Dejës. Dy skuadra këto që vijnë pas humbjeve të javës së dytë, koplikasit në transfertë me Elbasanin dhe murlanasit në shtëpi me Adën e Velipojës.
Veleçikut që drejtohet nga trajneri debutues i këtij sezoni, Haris Lika, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të qëndrojë në krye për të kërkuar rikthimin sërishmi në kategorinë e parë, aty ku luajti sezonin e kaluar dhe që realisht konkuron prej vitesh.
Me të njëjtin objektiv udhëton drejt Koplikut të Malësisë së Madhe edhe ekipi i Murlanit, trajneri i të cilit Altin Xhahysa, ka meritën që vetëm me një vitë formim të këtij klubi arriti ka kualifikojë nga kategoria e tretë në të dytën. Ndonëse është debutues, Murlani ka objektiva të qarta që gradualisht të avancojë, jo vetëm në të parën, por në një të ardhme të shpejtë shikon edhe lart, mbërritjen në kategorinë Superiore.
Derbi ka sot edhe në stadiumin “Adriatik” të Velipojë. Kemi të bëjmë me derbin verior, Ada-Shënkolli. Trajneri velipojak, Arbër Shytani që javën e kaluar debutoi në pankinë me fitore në transfertë ndaj Murlanit kërkon fitoren e dytë radhazi. Por, përballë ka një skuadër si Shënkolli që realisht vitet e fundit ka qënë një skuadër ambicioze e kategorisë së parë, aq më tepër që furnizohet nga një Akademi Futbolli Brenda familjes me element shumë cilësor.
Një ndeshje interesante e Grupit A është edhe ajo në mes Gramshit dhe Elbasanit, ndërkohë që dy çiftet e sotme të këtij grupi që startojnë të gjithë në orën 14.00 janë, Oriku-Klosi dhe Bulqiza-Luzi.