Thursday, May 2, 2024

(Pas ndeshjes) Dinamo-Partizani(1-1), në analizën e dy trajnerëve kundërshtarë, Shkëmbi dhe Daja

Lexo

Bledi Shkëmbi(Trajner i Dinamos):

“Një pikë në këtë situatë, më vjen mirë për lojtarët që luftuan dhe arritën atë minimumin e mundshëm. Unë mendoj që duke e njohur Sofranac nuk ka nevojë për kritika, është lojtar stabël, bëhen gabime në atë moment që se pret. Më erdhi keq sepse po bënim një lojë të mirë dhe do ishte bukur ta vazhdonim të barabartë ndeshjen. Po është e vërtetë, duke ndjekur kundërshtarin Kaçe ishte pikë referimi e Partizanit, një lojtar me shumë eksperiencë, Në pjesën e parë shkoi mirë, por në pjesën e dytë ishim në inferioritet, një bravo për djemtë për sakrificën që bënë.

Ndoshta mund të dilte më shpejtë Ibraimi, por mendova të ndërroj krahët duke futur lojtar të shpejtë. Mendova që lej Ibraimin si pika e referimit tonë, ishte lojtari që vendoste në presion kundërshtarin, meriton notën 10. Po të ndërroja Ibraimin nuk i dihej se ça do të ndodhte.’’

Mendoj që ndoshta 6 pikë nuk janë pozitive, nuk janë ato që donim, por personalisht duke marrë parasysh se çfarë ka ndodhur jam i kënaqur. Patjetër që kemi mundësi më shumë dhe ja i bindur që ndeshje pas ndeshje do të jemi më efikas për të marrë pikë.’’, u shpreh trajneri dinamovit, Bledi Shkëmbi pas ndeshjes, Dinamo-Partizani, e mbyllur në barazim 1 me 1.

Ilir Daja(Trajner i Partizanit):

“Gabimet janë pothuajse copy-paste në çdo ndeshje. Nëse do ta mbanim portën të paprekur në ndeshjet e zhvilluar nuk do të kishim marrë 4 barazime. Kemi përdorur në këto 4 ndeshje të gjithë kontingjentin që kemi. Kemi marrë informacion për çdo lojtar. E keqja është që ky informacion merret në ndeshje zyrtare. Ndryshuam edhe vendosje, për ti dhënë qetësi mbrojtjes, por edhe sot u gabua pa asnjë presioni. Duhet të vepronim më mirë në mënyrën e dinamikës së aksionit. Në momentin që nuk pësojmë gol do ta kemi më të lehtë për të shkuar te fitorja.

Besoj që kemi më shumë informacionë. Duhet konsoliduar akoma më shumë edhe manovra. Kemi dhe një variant tjetër për të luajtur me lojtarët që kemi. Mbetet për t’u parë në javët në vazhdim. Duhet t’iu japim më shumë superioritet mbrojtësve, lojën e ndërtojmë nga poshtë, edhe pa na vënë në presion kundërshtari, gabojmë vetë. Me lojtarët që kemi mendoj që kjo mund të jetë skema më efikasëse. Pushimi pas kësaj ndeshjes, do na japë mundësinë për të automatizuar manovrën dhe për të provuar ndonjë sistem që nuk e kemi provuar deri tani.

Doza e presionit psikologjik për rezultatet ndihet. Kemi 3 lojtarë, Cara, 21 vjeç, Rrapaj 20 vjeç dhe Marku 20 vjeç, janë 3 lojtarë të rinj që mund të japin më shumë për ekipin. Cara ka humbur raste, por mos harrojmë që ka penetruar në zonë dhe në këto javë ka marrë 3 penallti. Edhe Mala dhe Kaçe kishin tjetër kondicion tjetër. Besoj që në vijim mund të ulet doza e gabimeve, për të ulur presionin e rezultateve. Nëse në të gjitha ndeshjet nuk do të kishim pësuar golat që i dhurojmë vetë, do ta kishim më të lehtë për të shkuar te fitorja.

E  diskutuam në fundin e ndeshjes, për mënyrën se si do të shfaqej kundërshtari. Belicës i kërkuam të shtynte në linjat e qendrës. Belica tentoi disa herë, Sota tentoi më shumë. Me kalimin e minutave, hoqëm një nga 3 mbrojtësat dhe kaluam në një 4-2-3-1. Gjatë gjithë kohës edhe Mala edhe Musta po merrnin gjerësi për të shtuar trysninë te zona e golit të kundërshtarit. Rastet i kishim. Kur nuk finalizon çfarëdolloj thirrje mbetet jo e mirë.”, përfundoi prononcimin e tij të pas ndeshjes në mikrofonin e Supersport, trajneri i të kuqve, Ilir Daja.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img