Wednesday, April 24, 2024

Të hënën, Kukësi-Tirana në “Loro Boriçi”. Longo: Tirana, skuadra për t’u mundur

Lexo

 

Kukësianët, vazhdojnë të mos kenë gati stadiumin e tyre, dhe për këtë po shtegtojnë në stadiume të ndryshme për të zhvilluar ndeshjet e kategorisë Superiore. Destinacioni i radhës është stadiumi “Loro Boriçi” i qytetit të Shkodrës, ku Kuksi do të presë kryesuesen e kampionatit, Tiranën. Në prononcimin e dhënë nj ditë para ndeshjes, tekniku i kukësianëve, De Longo, shprehet entuziast duke besuar se skuadra e tij do ta kalojë me sukses këtë sfidë.

“Është kundërshtar i vështirë, ndodhen në vendin e parë dhe duhet të them se është skuadra për tu mundur, jemi gati të përballemi dhe të japim më të mirën ashtu siç kemi bërë me skuadrat që kemi luajtur. Asnje presion, mësuam që Teuta barazoi me Skënderbeun dhe tani që ende nuk kemi luajtur ndodhemi në vendin e dytë, mendoj se jemi në një pozicion komod, para 4 javësh askush nuk e mendonte se do ishim në këto pozita, do të luajmë pa presion”, shprehet De Longo në prag të kësaj ndeshje.

Në vijim, duke dhënë argumentet e tij se si duhet ta fitojë këtë ndeshje, De Longo, thotë:”Ekuliber, përqëndrim, dëshirë, të jemi të keqinj atëherë kur duhet. Është një kundërshtar që vështirë ti gjesh një pikë të dobët dhe padyshim që duhet shumë punë për të mundur këtë skuadër dhe duhet ti përgjigjemi me të gjitha forcat tona”.

Edhe pse ka pasur dy rezultate jo të mira në dy javët e fundit, humbja me Skënderbeun në kampionat dhe elenminini në Kupës,  Diego Longo, mendon se skuadra e tij ka treguar vlera në fushën e lojës.

“Situata në skuadër është e mirë kemi punuar në të gjitha frontet, entuziasmi është i madh në një ndeshje të tillë, shumë besim në vetvete dhe aspak presion sepse nuk ka arsye. Më vjen keq që nuk mund të luajmë me tifozët tanë, shpresojmë që ti japim një kënaqësi në këtë ndeshje”, përfun don prononcimin e tij, trajner Italian i Kukësit, De Longo.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img